Sport

“Mourinho pret shkarkimin e Van Gaal”

Screen Shot 2015-12-19 at 21.08.39

Jamie Carragher beson se tashmë ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, është duke pritur shansin që ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit – njofton Daily Mail.

Portugezi u shkarkua nga Blutë pas sezonit shumë të keq dhe vendin e tij e ka zënë Guus Hiddink.

‘I Veçanti’ është menduar si zëvendësues i denjë i Sir Alex Ferguson pas pensionimit të tij (2013) dhe sipas Carragher, ai do ta kërkojë sërish punën në Old Trafford në rast të shkarkimit të Louis van Gaal.

“Është e dukshme se Mourinho ia ka vënë syrin Old Traffordit”, ka deklaruar ish-lojtari i Liverpoolit.

Mirëpo, sipas tij, bordi i Djajve të Kuq do të kërkojë një trajner tjetër, pasi Sir Bobby Charlton që është pjesë e tij, nuk e pëlqen lojën e portugezit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button