Enigma

Mrekullia e gjakut të Shën Xhenaros (San Januarius): hyjnore apo truk alkimie?

screen-shot-2016-09-22-at-16-49-25Gjaku i Shën Xhenaros, skeptikët dhe shpjegimet shkencore

Misteri lokalist më i famshëm është padyshim ampula e ruajtur në kishën e Duomos dhe thuhet së përmban gjakun e Shën Xhenaros. Veçantia e kësaj relike është se tre herë në vit substanca e ngurtë shndërrohet në lëng, një fenomen që për ithtarët konsiderohet hyjnor. Kjo dukuri ndodh në 16 dhjetor apo të shtunën që e pason, të dielën e parë të majit (transferimi i trupit të shenjtorit nga Pozzuoli në Napoli) dhe 19 shtator gjatë festës së shenjtit. Flitet për një mrekulli, një dukuri e pashpjegueshme apo një truk kimie? Disa studiues të kryesuar nga Luigi Garlaschelli publikuan një artikull në “Nature”, ku treguan se arritën të fitonin një substancë ngjyrë gjaku duke përdorur mineralet prezentë në Vezuv, kripë dhe karbonat kalçiumi. Origjina e kësaj mrekullie të Shën Xhenaros (kisha nuk e konsideron të tillë) është një karakteristikë tisotropike e subtancës së krijuar, pra aftësia e saj për të kaluar nga trup i ngurtë në lëng, nëse tundet. “Sjellja e gjakut të Shën Xhenaros është e pa parashikueshme”,- shpjegon abati Vincenzo De Gregorio që prej 12 vitesh kujdeset për ampulat gjatë ceremonive. – “Ka raste që lëngëzohet menjëherë pas daljes nga kasaforta ose edhe brenda saj. Në prani të Papa Ratcingerit amplulën e kam tundur mjaftueshëm, por nuk u lëngëzua edhe pse ishte Papa!”

Enigma vazhdon. Spektrometria tregon se në brendësi të ampulave ka gjak, por fizikanti francez Michel Mitov, në librin “Lëndë të ndjeshme” hipotetizon së në ampula ka spermacet, një yndyrë dylli e nxjerrë nga koka e balenave dhe solucion argjile, materiale të ndjeshme këto ndaj ndryshimeve të temperaturës. Edhe pse Cicap në vitin 1991 sugjeroi se ampula mund të përmbajë një substancë tisotropike (kalon nga gjendja e ngurtë në lëng dhe anasjelltas), nuk është kryer asnjë verifikim mbi relikën dhe për ithtarët mbetet një dukuri e pashpjegueshme. Kurioz është fakti se relika gjendet në Duomon e Napolit dhe ruhet në një sënduk që ka dy ampula, njëra me substancën misterioze dhe tjetra gjysëm bosh që Karli i tretë i Burbonëve të mund ta merrte përmbajten për ta çuar në Spanjë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button