Sport

Mund të jenë pak në telashe “djemtë e artë” të Gjermanisë (VIDEO)

A keni menduar ndonjëherë për ndryshimin në kërcim mes gaucho-ve gjermanë dhe atyre argjentinas? Menjëherë pas fitimit të Kupës së Botës ndaj Argjentinës, gjashtë prej yjeve të kombëtares gjermane e kanë një përgjigje: Gaucho, ai është i kërrusur. Gjermani, ai është me drejtqëndrim dhe krenar.

Të martën, kombëtarja gjermane u kthye në atdhe e pritur nga një turmë e jashtëzakonshme prej disa qindra mijëra njerëzish në Berlin. Ata shëtitën mbi një autobuz të madh ngjyrë të zezë nëpër rrugë, kënduan dhe më pas gjashtë futbollistë, përfshirë edhe Mario Gëcen, i cili shënoi golin brilant të finales performuan të ashtuquajturin kërcimi Gaucho. Thuhet se ky kërcim është i preferuari i tifozëve të Mannschaftit, sic njihet kombëtarja gjermane.

Refreni është pak a shumë i tillë, ndërkohë që ata kërrusen: “Kështu kërcejnë gauchot, gauchot kërcejnë kështu”. Dhe më pas, duke drejtuar shpinën: “Kështu kërcejnë gjermanët, gjermanët kërcejnë kështu”.

https://www.youtube.com/watch?v=kJewWVB9RTc

Gjermania ka reaguar me pak ambivalencë pas fitimit të Kupës. Nga njëra anë, gjermanët janë thellësisht krenarë për skuadrën e tyre brilante. Nga ana tjetër, ndjenjat e egra të patriotizmit që ka zgjuar skuadra i ka bërë disa gjermanë të ndiejnë jë farë sikleti. A mund të gjejë strehë ky lloj patriotizmi në Gjermani, pyet shumëkush, pa e cuar atë drejt rrugës së historisë së saj të errët të shekullit 20? Mund të tingëllojë si një mënyrë e cuditshme dhe e tepruar e të parit të një ndeshje futbolli, qoftë edhe kur fitohet Kupa e Botës, por fakti që kjo ndjesi ekziston tregon se sa shumë Lufta e Dytë vazhdon të “përndjekë” ndërgjegjen e gjermanëve.

Kështu, ja tek janë gjashtë djem gjermanë, që sapo kanë fituar Kupën e Botës, që krahasojnë argjentinasit me kurrizot dhe që më pas flasin për drejtqëndrimin e tyre, duke e vënë përballë kërrusjes së argjentinasve. Ndërkohë që shumë gjermanë nxituan ta zvogëlojnë efektin e kësaj duke thënë se djemtë po djem do të mbeten, të tjerë mund të ndihen të mërzitur që shohin festimet të njollosen në atë mënyrë.

Leave a Reply

Back to top button