Kinema & TV

“Murgesha” pretendon të hyjë ndër filmat më të mirë të tmerrit, për vitin 2018

Nëse në 7 shtator keni ditëlindjen po ju propozojmë një plan romantik, një përvojë religjoze. Shkoni në kinema për të parë filmin “Murgesha”, një nga filmat horror më të shumëpritur për vitin 2018 së bashku me “Një vend i qetë”, “Hereditary” ose “Suspiria”. Pas suksesit të kritikës dhe publikut vitin e kaluar me “Më lër të shkoj” është e qartë se producentët e kanë dyfishuar përkushtimin për kinemanë e terrorit në cilësi dhe në rastin e “Murgeshës” po e kërkojnë një një univers më interesant të këtij lloji, në atë të “The conjuring”(Warren Files) . “Murgesha” është një histori me estetikë gotike që vendoset më para në kohë se “The conjuring” apo se “Anabel”. Me Demian Bichir, Taissa Farmiga dhe Jonas Bloquet si protagonistëfilmi rrëfen historinë e një prifti dhe të një murgeshe fillestare që dërgohen nga Vatikani në një manastir në Rumani ku është vetëvrarë një murgeshë. Aty përballen me një formë demoniake me veshje murgeshe që e kemi njohur në Warren Files 2 (“The conjuring”) që vë në rrezik jetën e saj, vokacionin dhe gjithçka që e rrethon atë manastir të mallkuar. Kinema klasike e tmerrit  që të frikëson nga ato që të bëjnë të lëvizësh nga karrigia. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button