Sport

Murinho, sërish polemika, kësaj here me gruan e Benitez

rafa-mourinho

Që Mourinho dhe Benitez nuk e durojnë dot njëri-tjetrin, dihet prej kohësh. Përplasjet e tyre filluan që në kohën kur Mourinho drejtonte Chelsea-n dhe Benitez Liverpool, pra rreth 10 vite më parë.
Por së fundmi kësaj historie i është shtuar një kapitull i ri. Madje, i është shtuar edhe një protagonist i ri: Montserrat Seara, gruaja e Benitez-it.

Eshtë pikërisht ajo që ka shigjetuar Mourinho-n “Gjithmonë ekipet që kanë patur Mourinho-n thërrasin burrin tim pas tij? Natyrisht e bëjnë për të sistemuar gabimet e bëra prej tij…”

E pra, Mourinho nuk ka mundur të rrijë pa reaguar, dhe përgjigja e tij nuk ka vonuar “Zonja me siguri që është konfuze, burri i saj mëka zëvendësuar vetëm te Interi, dhe i mjaftuan vetëm gjashtë muaj për ta shkatërruar atë skuadër. Të mendojë për dietën e Rafa-s më mirë”.

Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button