Sport

Murinjo këndon në fushë, “The Sun”: Një i çmendur në Chelsea (Foto/Video)

Screen Shot 2015-08-25 at 8.32.23 AMPa dyshim që ja vlen t’i shijosh të dyja ndërsa shfleton faqet e gazetës “The Sun” që ka për shënjestër Jose Mourinho për të shfaqjen e radhës prej tij.

Kjo në saje të ndeshjes së luajtur në fushën e West Bromvich Albion, dhe të fituar nga Chelsea 3-2 të përfunduar me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit me të kuq të John Terry në minutën e 54-t.

Nëse shtatë ditë më parë ai do të ulërinte me fjalor vulgar përballë doktoreshës Eva Carniero, të shtunën, ai zgjodhi mikrofonin e fushës ku ka kënduar në gjuhën portugeze menjëherë pas fërshëllimës finale të gjyqtarit, Mark Clattenburg.

Gazetarëve u tha në sallën e konferencave se “po këndonte” para mikrofonit. Pyetjes se si e kishte pritur përjashtimin e kapitenit, John Terryt ai iu përgjigj sërish me nota muzikore. “Kemi muzikë të mirë në dhomat e zhveshjes dhe ai po kërcen” duke shtuar “e di që shumë nga ju prisnin një tjetër rezultat që të kënaqeshin duke na parë të humbim sërish.”

https://www.youtube.com/watch?v=FfZKbahYJ3A

Screen Shot 2015-08-25 at 8.32.18 AM Screen Shot 2015-08-25 at 8.32.28 AM Screen Shot 2015-08-25 at 8.32.23 AM

Leave a Reply

Back to top button