Sport

Murinjo pranon se ka një lojtar lider në skuadër, ai është sulmuesi Lukaku

Jose Mourinho thotë se Romelu Lukaku është i paprekshëm, dhe tifozët e Manchester United gjithashtu duhet ta konsiderojnë si të tillë. Mourinho ka mbetur i zhgënjyer nga fërshëllimat e tifozëve të tij kur ai zëvendësoi Rashford me Martial të shtunën ndaj Tottenham, teksa shumë mendonin se ai duhet të kishte zëvendësuar Lukaku-n.

Mourinho pranon se tifozët kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, por edhe ai ka si detyrë të mbrojë lojtarët e tij – sidomos kur janë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Lukaku. “Tifozët janë tifozë dhe kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre. Por puna ime është të mbroj lojtarët e mi kur e meritojnë,” shprehet ai në prag të ndeshjes ndaj Benfica-s në Old Trafford. “Mendoj se Romelo është një nga lojtarët e paprekshëm dhe duhet të respektohet nga të gjithë. Ai ka luajtur shumë mirë për ne, dhe unë duhet ta mbroj patjetër pasi ai e meriton.”

 

Leave a Reply

Back to top button