Sport

“Na eleminoi gjyqtari dhe FIFA”

sportGiorgio Chiellini nuk po mund ta pranoj eliminimin e Italisë nga Kampionati botëror. Ai akuzoi gjyqtarin meksikan, Marco Rodriguez, si njeriu që i largoi Azzurrët nga Brazil. Kurse, mbrojtësi i Juventusit thotë se FIFA po e mbron Luis Suarezin, i cili e kafshoi gjatë ndeshjes.

Italia nuk arriti ta kaloj fazën e grupeve pasi u mposht nga Uruguai me rezultat minimal 1:0. Por, Giorgio Chiellini assesi nuk po mund ta pranoj mënyrën se si u eleminia përfaqësuesja italiane. Mbrojtësi i Juventusit sulmon në mënyrë të drejtpërdrejtë gjyqtarin meksikan Marco Rodriguez, si njeriu që i largoi Azzurrët nga Brazil 2014. “Ndeshja u vendos nga gjyqtari. Është një turp, sepse kualifikimin e meritonim ne. Në pjesën e parë kishte disa situate të cilat u gjykuan me dy standarde, më pas erdhi përjashtimi padrejtë i Markizios me karton të kuq, por edhe mungesa e kartonit të kuq për Suarez, vendime që ndryshuan gjithcka dhe që në fund vendosën takimin. Por, Chiellini nuk ndalet me kaq. 29-vjecari hedh akuza të forta edhe ndaj FIFA-s, që lejon lojtarë si Suarez të kafshojë kundërshtarët. “Suarez bën dinakun, sepse këtë ia lejon FIFA, që dëshiron të luajnë kampionët. Gjyqtari pa gjithçka, por nuk pati kurajë. Zhvilluam një ndeshje të zakonshme pa vuajtur deri në minutën e 60. Më pas ishim të lodhur dhe u ndëshkuam”, theksoi ai.

Leave a Reply

Back to top button