Sport

Ndeshja Brazil-Kroaci nuk do shihet vetëm në Tokë (FOTO)

Ngjarja më e shikuar sportive e vitit nuk do të ndiqet vetëm në Tokë, por edhe më gjerë. Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës po bëhen gati për Kampionatin Botëror në Brazil, njofton NASA. Nderin për të hapur Kampionatin e 20-të do ta kenë lojtarët e Kroacisë, që do të luajnë sot, nga ora 22:00, kundër Brazilit. Lojën do ta ndjekin edhe astronautët në gjithësi. Astronautët amerikanë Reid Wiseman dhe Steve Swanson, si dhe ai gjerman Alexander Gerst, do të brohorasin për ekipet e tyre 370 kilometra mbi Tokë. Gjermanët dhe amerikanët do të peshojnë forcat e tyre më 26 qershor. Ekuipazhi dërgoi në Tokë një mesazh të veçantë, përmes të cilit u dëshirohet fat të gjithë lojtarëve dhe ekipeve që do të luajnë në Brazil. /Telegrafi/

ndeshja

Leave a Reply

Back to top button