Sport

Ndeshja kundër Partizanit të Beogradit, Ilir Daja: Çdo ndeshje e luajmë vetëm për fitore

Skënderbeu javën e ardhshme do të luaj kundër Partizanit të Beogradit, ndeshje e cila do të vlej për Europa League. I gjithë ekipi i Skënderbeut kanë nisur përgatitjen për këtë sfidë shumë të rëndësishme. Në një konferencë për shtyp mesditën e sotme përpara ndeshjes me Luftëtarin tha se Skënderbeu hyn në çdo takim vetëm për fitore, por kur vëmendja është e gjitha për ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit në Serbi. Pas barazimit pa gola në “Elbasan Arena” kundër Partizanit të Beogradit, Ilir Daja nuk e sheh të pamundur një fitore në Serbi të enjten e 2 nëntorit.

“Skënderbeu hyn në çdo takim për fitore, por prezent janë të treja rezultatet. Kemi treguar kur hyjmë me dëshirë maksimale dhe ritëm e kemi të thjeshtë të shkojmë tek fitorja”, u shpreh trajneri i skuadrës korçare. Por Ilir Daja shprehet se ka hasur vështirësi pasi nuk ka pasur të gjithë grupin në dispozicion për të bërë një rrotacion të plotë në kampionat dhe në Europa League, por thekson se janë mësuar me intensitetin e lartë të ndeshjeve.

Leave a Reply

Back to top button