Thenie

“Ndonjëherë duhet të flasësh me një 4-vjeçar dhe një 84-vjeçar për të kuptuar jetën”. Thënie për t’u mbajtur mend, kur jeta është e vështirë

Ndonjëherë duhet të flasësh me një 4-vjeçar dhe një 84-vjeçar për të kuptuar jetën. – Kristen Butler

Çfarëdo që të bësh, kurrë mos rend mbrapsht tek ajo gjë që të theu zemrën. – Frank Ocean

Nëse nuk ke asgjë për të qenë mirënjohës, atëherë kontrollo një herë pulsin, për të parë a je gjallë.

Mbaj mend gjithmonë se situata jote aktuale nuk është destinacioni yt final. Më e mira do të vijë.

Kur jeta është e ëmbël, thuaj faleminderit dhe festo. Kur jeta është e hidhur, thuaj faleminderit dhe rritu.

Ndonjëherë, gjërat e këqia që na ndodhin në jetë na fusin direkt në rrugën drejt gjërave më të mira që do të na ndodhin në jetë.

Çdo ditë është një tjetër shans për të ndryshuar jetën tënde.

Kërko për diçka pozitive çdo ditë, edhe pse në disa ditë duhet të kërkosh pak më shumë.

Jeta nuk ka pse të jetë e përsosur, për të qenë e mrekullueshme.

Duhet të kalosh në pjesët më të këqia të jetës tënde, me qëllim që të mos i marrësh për të mirëqena, pjesët më të mira të saj.

Vazhdo të ecësh… Rrugët e vështira të shpien në destinacione të bukura. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button