Psikologji

Ndonjëherë duhet të jesh si një Feniks, që të gjesh forcën për t’u ngritur nga hiri

Ashtu si kur zemërimi ju djeg brenda, ose kur ndjeheni të copëtuara.

Ashtu si kur shihni ëndrrat tuaja të thyhen dhe kuptoni se gjithçka që shihnit, ka qenë në fakt vetëm një reflektim i syve tuaj.

Ashtu si kur ndershmëria shkelet dhe besnikëria është një fjalë e pakuptimtë.

Ashtu si kur dashuria nuk është dashuri, por nevojë, një situatë e rehatshme, një gënjeshtër që dëshironin të ta thonin, dhe që një ditë befas ju rikthen sërish në realitet.

Ashtu si kur besimi poshtërohet, tallet, ndotet në baltën e thashethemeve, fyhet nga keqdashja dhe frustrimi i të tjerëve.

Kur gjithçka që ke besuar ishte vetëm një gënjeshtër e veshur mirë.

Kur trishtimi ju konsumon dhe shpresa ju braktis.

Kur errësira vjen papritur në ditët tuaja dhe diellin nuk mund ta shihni më …

Kur bëhet e nevojshme të ktheheni në hi, të rilindni, të ktheheni në Feniks, të ktheheni në fluturim dhe të bëni fluturime të mëdha.

Sepse vuajmë, qajmë, biem, por mund të bëhemi zogj zjarri, të patrembur dhe të aftë për t’u përballur me çdo sfidë dhe për të kapërcyer çdo pengesë.

Kur flakët ju konsumojnë, dorëzohuni dhe përgatituni për rilindje, kthehuni me pupla të artë dhe me shkëlqim.

Kthehuni përsëri për t’i treguar botës se po, flakët shkaktojnë dhimbje, por ato nuk ju trembin më.

Kur Feniksi kthehet, është edhe më i bukur, më i fortë.

Duke qenë se dhimbja na mëson, vuajtja jep dinjitet, thëngjijtë e shpirtit na bëjnë të pavdekshëm dhe forca jonë del në sipërfaqe.

Sepse bukuria e vërtetë është të dish se si të jesh personi që je, i ri në formë, forcë, guxim, por vetvetja në thelb.

Sepse dhimbjet më të thella janë ato që ju kthejnë në një gjigant që vret dragoin dhe fiton luftërat më të vështira!

Çdo rilindje sjell me vete një vetëdije të re, guximin e një zemre që kalon përtej egërsisë njerëzore.

Sjell buzëqeshjen e atyre që nuk dorëzohen, nuk përulen, por mbesin dinjitozë në humbje, në zhgënjim.

Sjell dritën e lindur nga zjarri që ka djegur ëndrrat, ka bërë hi shpresat. Eshtë një dritë e shkëlqyeshme, rrëzëllitëse.

Eshtë e jotja dhe e ke fituar shtrenjtë.

Feniksi është dashuria që fiton, jo për një burrë, një grua, por për një mik.

Eshtë dashuria universale, që përqafon dhe kupton çdo gjë. Dashuria për jetën.

Leave a Reply

Back to top button