“Nëna është ajo që të thotë: “Eja në shtëpi, sepse kam marrë bukën më të mirë”. Jo bukën e ngrohtë, por bukën më të mirë.
Nëna është ajo që të thotë: “Zemër, mbaji. Këto janë lekët që të mora borxh herën e kaluar”. Ti i sheh dhe i thua se ishin vetëm 2 mijë, ndërkohë që po të jep 5 mijë, dhe ajo ta kthen: “Nuk ka problem. Mbaji mënjanë, se do të duhen në ndonjë moment”.
Nëna është ajo që të pyet se çfarë po ndodh, apo si ke kaluar dhe të dëgjon gjithë sy e veshë. Ndërkohë që i tregon për çfarë të ka ndodhur, me siguri të ndërpret duke të pyetur: “Po ti si je? Je mirë?”. Një nënë është ajo që kur i thua se je ftohur, është e vetmja që shqetësohet e të pyet më vonë në çdo moment se si je. Mundësisht të vjen afër dhe të detyron të vishesh më trashë e të mbulon deri në fyt.
Ti mund të bësh 180 kurse kuzhine, apo të përdorësh vetëm produkte biologjike, por mamaja jote do t’ia dalë përherë të gatuajë më mirë se ty. Dhe sërish do të thotë: “Eh, herën e kaluar më kishin dalë më të mira”. Një mama është ajo që pyet vazhdimisht se sa do të vonohesh kur del, dhe me siguri do të presë zgjuar deri kur të kthehesh për të të mbuluar në shtrat, sikur të ishe ende e vogël.
Një nënë është ajo që do të njoftojë për çdo rrezik që merr vesh. Psh, nëse zbulon se po vjedhin kartat e kreditit, është e para që do të të paralajmërojë të bësh kujdes. Një nënë është ajo që do të kërkojë të jesh e kujdesshme, sidomos kur nget makinën. Edhe nëse ke marrë transportin publik, prapë do të kërkojë të bësh kujdes.
Një nënë është ajo që kur vetë është 50 vjeçe dhe ti je 20 vjeçe, e të kërkon ta shoqërosh për të bërë pazar, nuk të mban inat nëse i thua se je e lodhur. Kur ajo është 70 vjeçe dhe ti 40 vjeçe, nëse i kërkon të të shoqërojë për pazar, me siguri të mbetet qejfi nëse ajo s’të shoqëron.
Një nënë është ajo që kur të uron natën e mirë dhe ti e uron gjithashtu të kalojë një natë të mirë, dije se do presë të flesh një herë ti që pastaj të shtrihet e të flejë vetë. “ – A. Faber