Sport

Nëse Juventusit i dështon transferimi i Emre Can, ka tri alternativa tjera

Juventusi tash e një kohë është vënë pas mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can, por që ky transferim mund të dështojë.

Ylli i ri i Liverpoolit kërkohet edhe nga shumë skuadra të tjera, pasi në fund të sezonit ai mbetet pa kontratë.

Bianconerët ka kohë që i kanë ofruar një marrëveshje lojtarit.

Emre Can i Liverpoolit celebrates scoring his . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Gjermani kishte afat që të vendoste deri me 17 prill i vendosur nga kampionët e Serie A.

Sipas Tuttosport, ende nuk ka përgjigje nga Can, por Zonja e Vjetër do të presë edhe pak për vendimin e tij.

Futja e Bayern Munich në mes ka bërë që Juven të mendojë për alternativa tjera.

Aaron Ramsey i Arsenalit, Adrien Rabiot i Paris Saint-Germain dhe Lorenzo Pellegrini i Romës, janë lojtarët që pëlqehen nga Juve. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button