Your Life

Nëse ndiheni të humbur, ja 5 mënyra për të “rigjetur” veten

Screen Shot 2016-08-14 at 10.51.11Ka gjithmonë momente në jetën tonë, kur jemi ndjerë krejt të humbur në botën përreth nesh. Pa një drejtim specifik, vetëm duke u endur derisa na vjen diçka, ose thjeshtë duke mos lëvizur nga vendi, deri kur të na afrohet diçka e mahnitshme.

Për fat të keq, sa më shumë që të rrini në vend, aq më e vështirë është për të gjetur drejtimin e radhës, dhe në të njëjtën kohë, qëndrimi në vend, është në thelb e vetmja gjë që ju mund të bëni në këtë moment. Ka shumë mënyra që të clirohemi nga kjo situatë e të ndjerit të humbur.

Ndërkohë, teksa përpiqeni t’u dorëzoheni shanseve që ju vijnë, mbani parasysh këto kujtesa teksa ecni përpara në jetë.

  1. Pastrojeni mendjen nga të gjithë llojet e mendimeve negative

Emocionet, mendimet negative, bashkë me cdo gjë tjetër që zien brenda kokës suaj, janë ndonjëherë e vetmja arsye përse nuk jeni në gjendje të gjeni drejtimin. Lejoni veten të hiqni qafe të gjithë ato gjëra negative që ju bëjnë të humbisni motivimin, përqëndrimin, dhe më e rëndësishmja, lumturinë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi në botë, por vetëm lumturia juaj, dhe nëse vërtetë nuk keni një pasion, atëherë nuk do e gjeni drejtimin tuaj të radhës në jetë. Qëndroni pozitivë, shihni anën e ndritur të gjërave, dhe përpiquni të përgatisni veten për kohë të vështira kur të ndodhin, sepse gjithmonë vijnë, pavarësisht se cilët jeni.

2. Provoni eksperienca të reja

Eshtë e rëndësishme që të jeni në gjendje të dilni nga zona juaj e rehatisë, me qëllim që të përjetoni gjëra të reja, të cilat nuk i keni provuar asnjëherë më parë. Nëse e lini veten të jeni të lirë për mundësi të reja, do të thotë të jeni të gatshëm të provoni gjëra që nuk i keni provuar më parë. Këto gjëra të reja mund të jenë dicka për të cilën keni qenë të interesuar prej pak kohësh, apo edhe gjëra të reja për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë më parë. Sido që të jetë, ka një herë të parë për gjithcka, dhe ndoshta një prej atyre eksperiencave mund t’ju drejtojë tek gjëja e madhe që po kërkoni në jetën tuaj.

3. Besoni tek vetja

Vetëbesimi është shumë i rëndësishëm kur jeni duke kërkuar drejtimin tuaj në jetë. Duhet të mblidhni kurajën që keni thellë brenda vetes për të ndërmarrë risqe, eksploruar territore të pashkelura brenda vetes, si dhe të jeni në gjendje të shprehni atë që ndieni. Ju duhet të jeni në gjendje të besoni tek vetja, teksa vazhdoni të ecni përpara, thjeshtë sepse jo të gjithë do të jeni aty për t’ju dhënë dorën, përmes cdo momenti që do të kaloni. Gërmoni thellë brenda jush për të kërkuar atë që po ndiqni, dhe përqëndrohuni shumë tek ajo.

4. Mos frenoni emocionet

Ju duhet të jeni të gatshëm që të shprehni gjithcka që ndieni, në atë moment të caktuar. Nëse frenoni cdo emocion që ndieni, atëherë do të ngecni në një sërë mënyrash dhe kjo nuk do ju pëlqejë aspak. Nëse ka një gjë ku vërtetë dëfreheni, si muzika, arti, kopshtaria, ushtrimet etj, atëherë bëjeni dhe mos mbani asgjë përbrenda. Të jeni në gjendje të shprehni veten tuaj, kjo ju lejon që të jeni të ndershëm me atë që kërkoni të arrini, si dhe atë që dëshironi më shumë.

5. Shijoni gjërat që doni më shumë

Në fund të ditës, pavarësisht se ku ndodheni në jetën tuaj, lejojini vetes të shijoni gjërat që doni më shumë në botë. Lumturia juaj është më e rëndësishmja nga gjithcka tjetër në botë, dhe nëse e lejoni t’ju shkasë, kjo është mbase një prej gjërave më të dëmshme që mund t’i bëni vetes. Vazhdoni të shijoni pasionet tuaja, me moderim nëse doni, por gjithmonë përpiquni të mbani veten sa më të lumtur që të mundeni.

Gjithmonë do të ketë vështirësi në botë, por gjithashtu ju mund të bëheni ndryshimi që e kërkoni aq shumë.

Leave a Reply

Back to top button