Sport

Neymar: “Barcelona meriton një bord më të mirë. Më vjen keq, i shoh ish-shokët të trishtuar”

Neymar ka kritikuar drejtorët e klubit të tij të mëparshëm, Barcelonës, të cilin e la për Paris St-Germain, për një rekord botëror prej 222 milionë Euro.

Futbollisti i kombëtares braziliane foli pas dy golave ​​të shënuar në debutimin e tij në shtëpi për PSG, në një fitore 6-2 kundër Toulouse.

“Kam kaluar katër vjet të bukura atje dhe jam ndjerë i lumtur”, tha 25-vjeçari. “Por me ta [bordin], jo. “Për mua, ata nuk janë njerëzit që duhet të jenë atje, në drejtimin e Barcelonës. Barca meriton shumë më mirë”.

Dy gola të Neymar kundër Toulouse e çuan në tre numrin e golave të tij, në dy ndeshjet e para.

Që nga largimi i tij, Barca ka humbur 5-1 në total ndaj rivalëve Real Madrid në Superkupën spanjolle.

Ndërsa kërkojnë zëvendësimin e Neymar, ata kanë paraqitur tre oferta për futbollistin e Liverpoolit Philippe Coutinho që janë refuzuar dhe nuk kanë qenë në gjendje të firmosin me sulmuesin e Borussia Dortmund, Dembele.

Megjithatë, klubi ka blerë ish-mesfushorin e Tottenham Paulinho, dhe e nisi sezonin e La Ligas, me një fitore në shtëpi 2-0 kundër Real Betis të dielën.

“Unë nuk mund të flas tani që jam në një ekip tjetër,” tha Neymar.

“Unë nuk e di se çfarë po ndodh atje, por shoh ish-shokët e skuadrës të trishtuar, dhe kjo është ajo që më bën të trishtuar, sepse kam shumë miq atje.

“Unë shpresoj se gjërat do të përmirësohen për Barçën dhe se ata do të bëhen një ekip që mund të rivalizojë me të tjerët”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button