Sport

Neymar nën akuzë, i sekuestrohen 55 mln Euro

Screen Shot 2015-09-26 at 09.50.43

Neymar sërish nën akuzë për evazion fiskal. Sulmuesi i Barcelonës akuzohet se nuk ka shlyer detyrimet fiskale mbi të ardhurat e tij që nga viti 2011 deri në 2013, braziliani nuk ka deklaruar fitimet kryesisht nga transferimi i tij te Barca si dhe të ardhurat nga paga dhe fitimet nga reklamat ndaj dhe një gjykatë braziliane i ka sekuestruar një pasuri prej 188.8 milionë reais, me kursin aktual të këmbimit rreth 55 milionë euro. Neymar akuzohet se nuk ka paguar 63.3 milionë reais në taksa dhe gjykata urdhëroi bllokimin e 55 milionë eurove si garanci për pagimin e interesave dhe të gjobës për evazionin fiskal. Gjykatësi Carlos Muta, ai që dha vendimin, evidentoi se Neymar nuk ka deklaruar të ardhurat e tij, dhe Barcelona që prej vitesh është nën akuzë për transferimin e brazilianit në Katalunjë është cituar si një burim të ardhurash i padeklaruar.

Blerja e Neymar shkaktoi vec të tjerash edhe dorëheqjen e ish presidentit të Barcelonës Sandro Rosell që është nën akuzë se ka mashtruar mbi vlerën reale të operacionit. Në vend të 57.1 milionë eurove të deklaruara për blerjen e Neymar organet kompetente vërtetuan pas kontrolleve se për transferimin e tij ishin paguar të paktën 86.2 milionë euro.

Kaosi gjyqësor nisi pas një denoncimi të kryer nga një fond investimesh brazilian që pretendonte se kishet të drejta në përfitimet e realizuara nga shitja e Neymar nga Santosi te Barcelona, një cështje kjo për të cilën është aktualisht nën hetim edhe presidenti aktual i klubit blaugrana Bartomeo. Evazioni prej 55 milionë eurosh që i ngarkohet Neymar është kryer nga 3 shoqëri në të cilat ai dhe i ati i tij janë pronarët kryesore, por familja e sulmuesit nëpërmjet një letre ka përjashtuar lidhjen mes 3 shoqërive në fjalë dhe futbollistit, duke mbrojtur sulmuesin me pretendimin se vendimi i gjykatës është fryt i një keqkuptimi./Supersport

Leave a Reply

Back to top button