Nunc est Bibendum

Nga Berati,…përkushtim prej verëtari

Andi Qinami

IMG_0325E dinim që “Kantina Nurellari”, themeluar që në vitin 1995, ndodhet në afërsi të qytetit të Beratit, mbi një reliev kodrinor. Kishim dëgjuar për prodhuesin të ishte i apasionuar dhe i vullnetshëm në punën e tij. Edhe vera e tij “Montemeca”, na kishte rezultuar diskrete, afro një vit më parë, gjatë një tip panairi vere, në shëtitoren që lidh Urën e Tabakëve me bulevardin kryesor në Tiranë. Premisa të mira, për një vizitë atje tutje.

Le ta themi që këtu, se nuk u nisëm në kërkim të ndonjë Grand Cru-je apo mënyre krejt autentike të të bërit të verës. Në fakt realiteti që gjetëm nuk na zhgënjeu aspak, përkundrazi. Mund të pohohet pa frikë, se ç’gjetëm është një pjesëz e asaj çfarë pozitive ka sot verëtaria e “thyeshme” shqiptare.

Kantina një ndërtesë që i përket të kaluarës, ishte rikonstruktuar për të qenë funksionale por edhe estetike. Shtrihej rreth 100 metra në të majtë të rrugës kombëtare – prej së cilës ishte lehtësisht e dallueshme – që lidh Beratin me Poliçanin. Jo larg kantinës shtriheshin dhe parcelat me vreshta, kush në fushë, e kush pak më në kodër në rrëzë të malësisë së Beratit. Na priste Fatosi, i zoti i kantinës. Kur hodhëm hapin e parë, brenda kantinës i rishtrënguam duart njëri-tjetrit, dhe rikëmbyem mirëseerdhët e mirësejugjetëm – siç mësuam – tepër e rëndësishme për traditën e vendit.

Menjëherë u njohëm dhe me të birin, Leventin i cili është dhe enonologu i kantinës. Dedikimi i tij ndaj punës ishte evident. Nuk u ndal as gjatë vizitës sonë.

U rehatuam “jo larg verës” siç do të qe e natyrshme. I zoti i kantinës risolli ndërmend e ndau me ne kujtimet e ndjeshmëritë kur sapo kishte vendosur t’i hynte kësaj rruge. Ishin kohë kur me qëllimin e vetëm për të shitur, shumë verëbërës e tregtonin verën apo diçka të ngjashme me të, në çfarëdo enësh e sidomos plastike. “Më tmerronte ideja. Gjithmonë kam menduar se vera është zonjë, – thotë ai – e s’mund të rrijë veçse në qelq”.

IMG-20141116-WA0004Vështirësitë, ashtu si dhe për shumë të tjerë, nuk kishin qënë të pakta për këtë prodhues. Po ai sot vazhdon të prodhojë, aq sa të na shtynte të vinim deri këtu për të njohur nga afër kantinën Nurellari. Ёshtë i vetëdijshëm se të bërit verë është eksperiencë, dhe ka qenë i vëmendshëm ndaj gabimeve apo të papriturave gjatë viteve, duke u munduar të përmirësojë çdo aspekt e çdo fazë të prodhimit.

Vera e Kantinës Nurellari’’ vjen nga varietet montepulciano, merlot, cabernet, pulës. Por ka edhe shqiptarin, shesh. Vera e hapur nuk tregtohet. ‘’Vera që bëj sot, – thotë prodhuesi, – i drejtohet një shtrese të mesme, e cila mund të kuptojë e vleresojë rezultatin e përpjekjeve të tij.’’

Në këtë kantinë plehrimi është i gjelbër, e azoti është kategorisht i ndaluar. Koncept inovativ e që mbush me siguri. Spërkatja është minimale dhe ne parcela të caktuara, nuk kryhet as ajo ndaj tenjës, një nga armiqtë më të zakonshëm të rrushit.

Ёshtë përgjithësisht i kënaqur me rendimentin. 60-70 kv për hektar është një tregues më se pozitiv. Rezerva duhet nxjerrë vetëm kur eshte e rastit, na kujton prodhuesi. Dy vitet e fundit kanë qenë, sipas tij, të denjë për rezervë. Do të ishte me të vërtetë mëkat nëqoftëse nuk do të ishte menduar rezervë, me 30 kuintalë për hektarë, si ka ndodhur me parcela të caktuara.

IMG_0324E teksa vijmë tek shqetësimet, mësojmë se ky prodhues është përballur jo pak me indiferencën dhe cliché-të e gabuara të rishitësit shqiptar. Eshte e vërtetë se per shume kohë me rradhë, qoftë rishitësi, qoftë konsumatori i fundit shqipar është keqtrajtuar nga prodhimet shqiptare e rrallëherë dikush është ‘’ngritur’’ për këtë. Por edhe sipas mikut tonë, duhet të pajisen me durim e ti lejojnë prodhuesve vendas të paktën benefitin e dyshimit. E si shpesh ndodh, janë të huajt ata që janë më të prirur të provojnë tipiken, atë që gjejnë në vend.

Po verërat ? Nuk i harruam aspak, ….jo vetëm për të parë, ishim aty.

Pjesën më të madhe të bisedës sonë e shoqëroi, ajo që ishte dhe shijimi i parë, e bardha monovarietet e realizuar – jo më vetëm nga një prodhues, pulësi shqiptar. Edhe pse e shijuar në temperaturen e kantinës, notat e dëllenjës ishin krejt të qarta. Ndoshta ngaqë që herët kam qenë i prirur të mendoj se të bësh të bardha të vlefshme është më e vështirë se të bësh të kuqe të tilla, nuk mund të lihet pa thënë, se kjo e bardhë megjithëse e dymijëedymbëdhjetës, nuk ishte humbur aspak freskinë dhe elegancën. Mund të quhet me plot gojë, një e bardhë fisnike.

Me çfarë na u dha të kuptonim, krenaria e të zotit të shtëpisë ishte rezerva e dymijëenëntës, një blend nga montepuciano, merlot dhe cabernet, ‘’Montemeca Code’’. Pa dashur të ndikojmë sadopak në shijimet e ardhshme te kujtdo, kjo verë e ekuilibruar ka ngjyrë rubin me tendenca drejt portokallisë, e nuk zhgënjen për sa i përket trupit. Mbizotërojnë notat e drurit të pjekur e së largu nonjë erëz. Shije që zgjat. Për tu servirur në 18-20 gradë celsius. Prodhuesi na rekomandon mishra zgare apo të marinuar e përgjithësisht ushqime proteinike.

E meqë edhe syri do pjesën e tij, artwork-u në etiketa nuk mungon, duke iu drejtuar plot respekt, konsumatorit.

IMG-20141116-WA0007Nga fundi i bisedës sonë, shijuam dhe Arrabon-in e Fatosit, krijuar jo për tu tregtuar por për të kenaqur shijet gjatë degustimit të tij e të miqve. Ky distilat model brandy, dallon për një shije karakteristike e finale të gjatë, frut edhe i efektit të një përbërësi tjetër, që këtu nuk po përmendim për të ruajtur fshehtësinë e recetës. Ky distilat, për mua më shumë një aperitiv sesa një ‘’per tretje’’…shoqëruar pastaj dhe kumbulla të thata…stimuloi mjaftueshëm oreksin tonë.

Siç bëri disa herë gjatë bisedës sonë, na falenderoi përzemërsisht edhe njëherë në fund. ‘’Më vjen mirë që i dedikuat mendime, kohën tuaj dhe vlerësime kantinës time,’’ Ishte shumë i kënaqur të mendonte se në një mënyrë o në një tjetër do të ndanim me të tjerë përshtypjet e mira për këtë kantinë. Ndërsa ne njohëm një verë tjetër, një tjetër eksperiencë tjetër, prodhimi e jete. E pak nga optimizini i këtij verëtari … e morëm me vete.

Leave a Reply

Back to top button