Sport

Nga CR7 tek Neymar, vera e nxehtë e të mëdhenjve

Screen Shot 2016-04-25 at 12.00.03

Sigurisht, të bësh hipotezë për trajektoren e lëvizjeve të të mëdhenjve të Europës, një muaj nga përfundimi i kampionatit, është guxim që ka risk. Por një e dhënë është e padyshimtë: në verë do të vërshojnë lumenj me para. A do të shpenzohen për të rinovuar kontratat e kampionëve, apo për të blerë më të mirët e kontinentit, kjo është dytësore. Marrim rastin e Neymarit, yli kapricioz i Barcelonës, i cili nga fillimi i vitit i ka ndryshuar sjelljet, që nga primadonna (pas një skualifikimi ka bërë një udhëtim të beftë në Brazil për të festuar ditëlindjen e motrës, Rafaela), dhe ndeshje nën nivel. Psg, sidomos në rast të mungesës së zgjatjes së kontratës me Ibrahimovicin (i kërkuar në Kinë dhe nga Manchester United), kërkon një futbollist-kopertinë: i është vardisur Cristiano Ronaldos, por nuk ia heq sytë as brazilianit të blaugranave (ky i fundit ka një klauzolë 190 milionë euro). Për të bindur yllin kapriçoz, i cili ka bërë shmangie taksash në vendin e tij), kontrata do të jetë 45 milinoë Euro për tre vite.

E megjithatë, po të dëgjosh drejtuesit e Barcelonës, Neymari (kontrata e të cilit përfundon në vitin 2018) do të vazhdojë të argëtojë Camp Noun. Ndërkohë, pas zërave që lidhen me takimin gjatë një nate në Paris mes Cristiano Ronaldos dhe Al Khelaifit, si dhe vardisjen e Manchester United, që as nuk janë përpjekur shumë që ta fshehin, Florentino Perezi (i cili ka hequr nga merkato Iscon e kërkuar prej Juventusit), ka përhapur zërat sipas të cilëve, në Casa Blanca po përpiqen që të zgjasin kontratën e portugezit deri në vitin 2020, me qëllim që ai ta mbyllë karrierën tek Reali i Madridit. Si kompensim, nga Madridi shfaqen në listën e atyre që mund të shiten, James Rodriguez (i monitoruar nga Psg) dhe Morata: në rast se ekipi i Realit do të ushtronte të drejtën e riblerjes nga Juve, Alvaro nuk do të qëndronte në Madrid, por do të shitej në Premier League, ndoshta tek Arsenali.

Carlo Ancelotti nuk është ulur ende në bankinën e Bajernit të Mynihut, por e ka zënë tashmë migrena. Ylli i gjermanëve, Levandovski, kultivon ambicien jo të fshehur për të veshur fanelën e Realit. Ancelotti fillimisht u përpoq ta bindë që të qëndrojë (dhe ndërkohë polaku ka gjetur marrëveshjen për rinovim deri në vitin 2021), por më pas miqve në Madrid u ka kërkuar në këmbim kartonin e Karim Benzemasë, që megjithatë presidenti Perez e konsideron të pashitshëm.

Ndërkohë, si përforcim luksi Carletto (i bindur se Bajerni nuk do të bëjë shpenzime të çmendura), të paktën pret 19-vjeçarin Ousmane Dembele, talent i Rennesë. Ndërkohë, Antonio Conte po përgatit listën e shpenzimeve për Chelsean: emri i parë është ai i Romelu Lukaku, belgu me origjinë kongoleze, sulmues i Evertonit dhe i kombëtares. Por ka një sy dhe nga Cavani, i cili në Paris i ka valixhet gati: Marota ia ka premtuar Allegrit tek Juve, por lumi i stërlinave është joshës.

Ndërkohë që ka humbur magjepsjen e superyllit, Balloteli shprson ta rifitojë: edhe pak ndeshje dhe do të mësohet më shumë për fatin e tij. Për të qëndruar në Milano, futbollisti jo vetëm u ka thënë lamtumirë marrëzive të dikurshme, por ka nisur madje edhe një kurs analizash për të ndalur zemërimin dhe kuptuar origjinën e tij. Po dhe sa do të pritet? / CdS – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button