Shkence

Nga e dijmë që Universi nuk ka ekzistuar gjithmonë?

Ka një tërësi provash që tregojnë se Universi nisi me një Big Bang, rreth 14 milionë vjet më parë. Ne mund të shohim galaksi të largëta që i largohen njëra tjetrës me shpejtësi, dhe hapësira përreth tyre është e mbushur me rrezatim kozmik, intensiteti dhe përhapja e të cilit përkojnë me atë që do të pritej nga shpërthimi i Big Bangut. Por asnjë prej këtyre nuk përjashton mundësinë që të ketë patur një tjetër Univers, para tonit.

Sipas disa teoricienëve, kur teoria e gravitetit e Ajnshtainit bashkohet me teorinë kuantike, Big Bangu mund të jetë në fakt pjesë e një Big Bounce, ku kolapsi i një universi të mëparshëm, mbase shumë të ndryshëm, pasohet nga krijimi i tonit. Ndonëse plot spekulime, këto teori të paktën japin një version për atë që ka ekzistuar para Big Bangut. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button