Sport

Nga Robi Baxho e Lotar Mateus, tek Majkëll Ouen dhe Ronaldo da Lima. Ja “djemtë e artë” që nuk kanë fituar asnjëherë Champions-in

Screen Shot 2015-06-05 at 17.46.10

Topi i Artë është kulmi i karrierës për një futbollist por jo çdo herë ndodh që lojtari më i mirë i vitit të jetë i përmbushur edhe në sukseset me ekipin që përfaqëson.

Numri i legjendave që kanë arritur të fitojnë Topin e Artë por jo Ligën e Kampioneve është vërtetë i madh dhe ky ndoshta është një nga handikapet më të mëdhenj të lojës së futbollit.  Legjendari Omar Sivori nuk e pati kënaqësinë të prekte trofeun pasi gjatë aktivitetit të tij në nivelet më rë larta, ishte në qarkullim një skuadër si Reali i Madridit që fitonte gjithçka i dilte përpara.

Oleg Blokhin. Ukrainasi u bë i pari lojtar nga Bashkimi Sovjetik që fitonte Topin e Artë. Në vitin 1975 ai u shpall lojtari më i mirë i kontinentit duke lënë pas emra të mëdhenj si Beckenbauer e Cruyff, por Dinamo e Kievit nuk arrti të ngjitej asnjëherë në majën e Europës.

Allan Simonesen. E fitoi Topin e Artë në vitin 1977 me fanellën e Borussia Monchengladbach por në finalen e Romës skuadra gjermane i mund 1-0 nga Liverpooli i Kevin Keegan.

Roberto Baggio. Bishtaleci u bashkua me Juventusin në vitin 1990 por ai arriti të fitonte vetëm Kupën UEFA. Ndoshta zgjedhja më ideale për të do të ishte Milani i Sacchit, prandaj asnjëherë nuk do ta mësojmë se si do të kishin shkuar gjërat për sulmuesin në rast se ai do të luante për një skuadër tjetër në vitet e tij të arta.

George ëeah. Liberiani u bë i pari lojtar jo europian që fitonte Topin e Artë. Ai e arriti kulmin gjatë aktivizimit me Milanin por fatkeqësisht nuk arriti të shpallej asnjëherë kampion Europe.

Lothar Mathaus. Debutoi në nivelin elitar të futbollit europian që në moshën 21-vjeçare por nuk arriti ta fitonte asnjëherë Ligën e Kampioneve. Momenti më i errët i karrierës ishe finalja e humbur përballë Manchester United vetëm në minutat e fundit. E fitoi Topin e Artë në vitin 1990 pas suskesit të Gjermanisë në Botëror.

Ronaldo Nazario Da Lima. Aio është i vetmi lojtar që ka fituar dy herë Topin e Artë por asnjëherë Champions League. Braziliani është gjendur në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar gjatë periudhës së shpërthimit të tij sepse as Barcelona dhe as Interi nuk arritën si siguronin një skuadër të denjë për nivelet më të larta europiane.

Michael Oëen. “Djali i Artë” i Liverpoolit të Gerard Houllier ka qenë një lider i vërtetë, por Champions League luan një tjetër muzikë dhe aty ai është paraqitur përhërë në nivele diskrete.

Pavel Nedved. Arritja maksimale e çekut është gjysmëfinalja e vitit 2003 kundër Realit të Madridit sepse ai nuk arriti të luante në finale për shkak kartonësh. Ai ishte edhe viti kur çeku u zgjodh lojtari më i mirë i botës. Fabbio Canavaro. Fitoi Kupën e Botës dhe Topin e Artë por jo trofeun e UEFA Champions League. Mbrojtësi italian bëri një paraqitje të shkëlqyer në vitin 2006 por si me Juventusin ashtu edhe me Realin e Interin nuk arriti të shpallej kampion Europe.

Leave a Reply

Back to top button