Enigma

Ngjarje historike që u nxitën nga rrethana të pazakonta: Epilepsia e Zhan D’Arkës

Screen Shot 2016-08-17 at 09.13.47Historia është e mbushur me tregime dhe anekdota, mbi atë sesi detaje në dukje të parëndësishme, ndryshuan botën. Ka patur rrethana dhe përkime të çuditshme që nuk mund të zhvlerësohen. Pasi përballë ngjarjeve të jashtëzakonshme, çdo gjë mund të jetë e mundur.

Epilepsia

Zhan D’Ark është e njohur sot për përdorimin e udhëzimeve hyjnore për të luftuar kundër ushtrive pushtuese angleze gjatë Luftës së Njëqind Viteve. Megjithatë, fakti që Zhana pohoi se qenë zërat qiellorë ato që frymëzonin veprimet e saj, ka nxitur shumë studiues moderne të sugjerojnë shkaqe më shumë organike. Konkretisht, epilepsinë.

Zhan D’Ark mund të ketë vuajtur nga një lloj i veçantë epilepsie, e quajtur epilepsia idiopatike e pjesshme, me karakteristika të dëgjimit të zërave ose IPEAF. Ajo pohonte se dëgjonte herë pas here dhe rastërisht zërat e shenjtoreve si Shën Katerina dhe Shën Margarita, që është lloji i episodit të përbashkët tek këta lloj epileptikësh.

Zhana thoshte gjithashtu tha shumica e përvojave të saj, qenë paraprirë nga “tingujt e këmbanave”, çka e bënte të ngjashme me epileptikët e tjerë, të cilët dëshmojnë se zhurma të caktuara shkaktojnë episode të ndryshme. Mjerisht, kjo diagnozë s’mund të vërtetohet. Mund të kryhet testet e AND-së, por aktualisht nuk ka asnjë mostër të tillë nga Zhana. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button