Enciklopedike

Ngjyra e kuqe: Domethënia, cilësitë dhe simbologjia

Ngjyra e kuqe është simbol i gjakut dhe energjisë vitale, si mendore, edhe fizike. Përdorimi i kësaj ngjyre ndihmon në luftimin e energjive pasive, duke futur një forcë të jashtëzakonshme si psikike, edhe motorre.

Kjo ngjyrë simbolizon ekstroversionin dhe forcën e vullnetit. Duke ndikuar mbi rrahjet kardiake dhe tensionin e gjakut, stimulon trupin donë duke përshpejtuar ritmet jetësore. E Kuqja, pra, është sinonim i pasionit të fortë, personalitetit të madh dhe besimit tek vetja. Veç të tjerash, kjo ngjyrë stimulon krijueshmërinë dhe rrit aftësitë e komunikimit me vetveten.

Personaliteti sipas ngjyrës së kuqe

Kush preferon ngjyrën e kuqe ka dëshirë të fitojë dhe synon vende pushteti. Eshtë person me energji të madhe, që pëlqen të veprojë dhe të jetë gjithnjë në konkurrencë me tjetrin, dhe mbi të gjitha, me veten.

Ka një karakter të guximshëm dhe gjithmonë pëlqen të marrë vëmendjen e të tjerëve.

Kush i fshihet të kuqes është shpesh jo i zoti të përballë vështirësitë që i sjell jeta. Pothuaj gjithmonë preferon të nxjerrë përpara të tjerët, duke dashur vetë të qëndrojë prapa, pa patur dëshirën të jetë protagonist. Kryesisht i qëndrueshëm në zgjedhjet e përditshme, është i prirur të ndjekë rrugë të rrahura tashmë, në vend se të preferojë aventurën. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button