Teknologji

Një app që ndihmon prindërit dhe fëmijët

Screen Shot 2016-05-26 at 08.56.56Aplikacioni më i mirë i kontrollit prindëror për Smartphones dhe Tablets. Me programin e sigurisë prindërore “SwitchOff” fëmija juaj ka veten nën kontroll dhe ju si prind në bashkpunim me fëmijën tuaj mund t`i përcaktoni se cilat Ap-s dhe në cilën kohë mund të përdoren. Aplikacioni është krijuar nga dy shqiptarë të Zvicrës

Qoftë në shtëpi, në shtrat, duke pritur autobusin ose para shkollës – në shumicën e rasteve ata janë kudo me Smartphone. Gama e aplikacioneve për fëmijët dhe të vegjël për Telefonat e mençur është pothuajse e pakontrollueshme! Një multimedia e të gjithave në një aparat që fusim në xhep. Kombinim në një pajisje të vetme me qasje si: internet, muzikë, video, aparat fotografik, dhe shumë mundësi të tjera.

Megjithatë, është gjithashtu një aksesor i shprehjes së rritjes së fëmijës dhe shenjë e dukshme e përkatësisë në grupmoshën e vet. Prandaj, dëshira e shumë fëmijëve dhe të rinjve është sot, sikur kurrë më parë për të pasur një smartphone.

Varësia nga Smartphone – Psikologët, edukatorët dhe ekspertët

– Varësinë nga Smartphone duhet ta marrim seriozisht në mënyrë të barabartë si alkoolin apo drogën.

– Prindërit ndjehen të pafuqishëm kundrejt varësisë së fëmijës së tyre nga Smartphone.

– Varësia nga Smartphone tek fëmijët shkakton probleme edhe në shkollë.

– Prindërit duhet të vendosin rregulla të qarta për përdorimin e Smartphone-ve.

– Organizoni një kohë fikse për përdorimin e telefonit.

176 milionë njerëz të prekur nga varësia e Smartphone

Qëndroni koherent rreth përdorimit të telefonit celular dhe merreni me pozitivitet këtë fenomen. Krijoni një model për fëmijën Tuaj dhe koordinoni fiks afatet e përdorimit.

Mënjanoni mënyrat e të kërcënuarit për ndalimin e telefonit mobil –  sepse fëmija juaj mund të krijojë një ves ndryshe dhe negativ në qasjen e  këtij fenomeni me telefonat e mençur (Smartphone).

Prindërit shqetësohen, kur fëmijët e tyre bëhen të varur nga smartphone, tablets, ose kompjuterët. Së fundi, ekspertët paralajmërojnë në mënyrë të përsëritur për mungesë të lëvizjeve dhe ushtrimeve, për kalim të pakët të kohës në natyrë, dhe që fëmijët vazhdimisht i kanë të ngulitur sytë në ekran dhe janë me kokë teposhtë.

Konflikti mund të zgjidhet bashkarisht nga prindërit dhe fëmijët! Përveç kësaj, monitorimi i përhershëm i fëmijëve nuk është i dëshirueshëm, sepse fëmijët kështu do të ndjehen të privuar nga mundësia për ta mësuar një përdorim të përgjegjshëm të mediave. Psikologët medial rekomandojnë prindërit gjithashtu që të arrijnë një ekuilibër mes kontrollit dhe lirisë së përdorimit.

“SwitchOff” – efikas dhe revolucionar

“SwitchOff” është zhvilluar për disa muaj dhe sot është i perfeksionuar me rezultat efikas si dhe revolucionar në lëmin e mbrojtjes së fëmijëve dhe menaxhimit të kohës për fëmijë.

“SwitchOff” aplikacionin mund ta instaloni direkt nga Play Store në Smartphon-in apo Tablets-in tuaj dhe pas instalimit dhe sigurimit të kodit prindëror me PIN ju mund të zgjidhni të gjithë App-at në dhe të programoni kohën se kur duhet dhe mundet fëmija i juaj të ketë qasje.

“SwitchOff” app ju mundëson të programoni ditët (e hënë – e dielë) dhe kohën (prej – deri) si dhe t`i menaxhoni të gjitha funksionet përkatëse.

Disa karakteristika:

– Kontrolli prindëror mbron fëmijën tuaj.

– Kontrolli prindëror është shumë i lehtë për ta programuar.

– Kontrolli prindëror duhet instaluar vetëm një herë.

– Për smartphones dhe tableta që punojnë në platformat Android.

– Apps-at që janë të instaluar nga fëmijët tuaj (nëse Google Play është dhënë nga ju), duhet të miratohen gjithmonë nga ju.

– Home, Menu dhe butonat tjerë në Telefon janë gjithashtu të kufizuara.

Ky app është realizuar nga kompania për programimin e aplikacioneve mobile  «Enyx» (CEO Blerim Bunjaku),  kurse ideatori i saj është Premtim Sermaxhaj.

Për më shumë informata vizitojeni web faqen:

www.switch-off.ch

Leave a Reply

Back to top button