Sport

“Një fitore historike dhe e merituar”

Screen Shot 2016-06-20 at 7.16.33 AM

Në Tiranë ia kanë dhënë tashmë një pasaportë. Por edhe një Honoris Causa në Shkenca sociale, për shkak se ka kontribuar “për krijimin e ndjenjës kombëtare, në të gjithë brezat e shqiptarëve, brenda dhe jashtë territorit të vendit”. Përkthimi në terma futbollistikë, është grumbullimi që krijohet në minutën 32, kur Sadiku, pasi ka firmosur golin e parë të Shqipërisë në një turne ndërkombëtar, rendi drejt bankinës së Gianni De Biasit, teksa në shkallët e stadiumit shpërthente thirrja unike e valës kuqezi: “Një fitore e merituar, historike, kemi bërë një ndeshje të madhe, ishim vendosur mirë në fushë dhe të gjithë lojtarët dhanë maksimumin”, ka thënë De Biasi.

Mund të imagjinohet shpërthimi në Shqipëri dhe kudo ku ka komunitete shqiptarësh nëpër botë. Me kualifikimin që vërtetë është i arritshëm, edhe Kryeministri Edi Rama, që i kishte konfirmuar besimin pas dy humbjeve të para, duhet të fillojë të shqetësohet për vendin e punës. Duke lënë mënjanë shakatë, është edhe falë trainerit italian që ka ditur të transformojë një simbol të varfërisë, si diaspora, në një burim fitues.

KRENARIA

Një nuhatje që e shtyu De Biasin të bindë talente jo larg prej atdheut të tyre, duke krijuar një skuadër krenare, kur një vend që për herë të parë e përjeton një Europian si tifoz. Nënjë dallgë emocionesh, që nisi me fitoren në ndeshjen e hapjes kundër Portugalisë, duke kaluar tek sherri i madh në Serbi, për shkak të dronit të mosmarrëveshjes, dhe që e pati kulmin me fitoren e djeshme kundër Rumanisë. Triumf që De Biasi e ka përjetuar në këmbë, duke u zemëruar si zakonisht për çdo top të humbur nga të tijtë, apo nga triblimet e kotë, duke tundur krahët për të mbajtur disiplinën taktike dhe më pas duke përfunduar në mesin e grumbullit festues që krijoi Sadiku. DHe duke vuajtur në 5 minutat shtesë, përpara se të përqafonte të gjithë në fushë, për të festuar një fitore që është gjithësesi histori./Gazzetta dello Sport

Leave a Reply

Back to top button