Sport

Një gol i Botërorit 1986 u përzgjodh si më i miri në histori, dhe nuk është i Maradonës

Në një faqe të Facebook-ut kushtuar Kupës së Botës, Rusi 2018 të apasionuarit votuan për golin më të mirë.

Sipas Fifas, goli i meksikanit Manuel Negrete në tetëshen e Kupës së Botës,  Meksikë 1986 u zgjodh nga të apasionuarit si goli më i mirë në histori i turneut. Goli sublim u realizua kundër skuadrës bullgare (2-0) dhe konkuroi me 31 gola të tjerë të botërorëve. U shënua nga meksikani në minutën e 34-t të takimit në stadiumin  “Azteca” dhe doli në krye mbi atë të brazilianit Eder që shënoi që nga jashtë zone në portën e sovjetikut Rinat Dasáev në Spanjë 1982. La prapa edhe golin e Peles kundër Suedisë në Botërorin e 58-ës, golin legjendar të Maradonës kundër Anglisë, atë të Bergkamp kundër Argjentinës në Francë 1998, golin e Maxi Rodríguez në Gjermani 2006 si dhe atë të James Rodríguez kundër Uruguait në vitin 2014.  Goli i realizuar nga Negrete u lejoi meksikanëve të shkonin në çerekfinale ku vendasit u eliminuan nga skuadra gjermane, e cila më pas do të rrëzohej në finale nga Argjentina e Maradonës. Sondazhi ku morën pjesë qindra mijëra ndjekës u realizua në një faqe të Facebook-ut kushtuar Kupës së Botës nga 31 marsi deri në 9 prill. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button