Nunc est Bibendum

Një gotë do të na “shpëtojë”. Bota do pijë gjithnjë e më tepër verë

VeraEtja për të pirë verë nuk do të shterojë. Sipas një studimi të bërë nga Vinexpo, i cili parashikon një konsum në rritje një miliard shishe në vit në pesë vitet e ardhshëm. Në vitin 2018, konsumi i verës do kapë shifrën e 32,78 miljard shishe kundrejt 31,7 miljard mesatarisht në vitin 2009 et 2013, thotë organizmi profesional në një studim të botuar ditën e enjte nga kabineti britanik IWSR (Kërkimi shkencor për verën dhe alkolet).

Nga viti 2014 – 2018, konsumi i verës do të rritet në rreth 3%, me të njëjtin ritëm si në vitin 2009-2013 i cili ishte 2,7%. Megjithëse tashmë qysh prej disa vitesh nuk do të jetë kontinenti vjetër që do të shënojë rritje në shitjet e verës por sipas studimit Shtetet e Bashkuara (+11,3% midis vitit 2014 dhe vitit 2018 ), apo Kina (+24,8% duke llogaritur dhe Hong Kongun).

Në Francë, prodhuese e parë e verës dhe vendi i dytë konsumator në volum pas Shteteve të Bashkuara, konsumi do të vazhdojë të ulet (-2,8%), gjithashtu dhe në Itali (-5,1%).

Italianët do të pijnë 3,1 litra më pak deri në vitin 2018, ndërsa francezët 2,3 litra. Megjithatë këto dy vende të verës do mbesin sërisht pirësit më të mëdhenj në botë me rreth 45 litra verë për person në vitin 2018.

Në tregun botëror dritat jeshile janë sidomos për importet që parashikohen të rriten në rreth 5% për Anglinë apo Shtetet e Bashkuara. Kina sëbashku me Hong Kongun do të vazhdojë rritjen e importit të verës me dy shifra (+31,3%).

AFP

Leave a Reply

Back to top button