Shkence

Një histori e re e Jetës

Screen Shot 2015-03-03 at 12.06.06 PMZbulime radikale mbi origjinën dhe evolucionin e jetës në tokë

Nga Jonathon Keats

Risia më e shkëlqyer në historinë e planetit tonë, ishte ndërkohë edhe më katastrofikja. Afro 2.4 miliardë vjet më parë, një mikrob evoluoi, duke prodhuar energji nga rrezet e diellit. Ai reaksion kimik shfrytëzoi dioksidin e karbonit, që gjendej me bollëk në atmosferën e mëhershme të Tokës. Kur nivelet e gazit serë u ulën, planeti ynë u shndërrua në një top të madh dëbore, duke zhdukur masivisht specie, nga të cilat bota jonë mezi ishte populluar.
Ky cikël i bumit dhe i shkatërrimeve, është tipik i jetës në Tokë. Në fakt, shfarosja në masë, është vetëm një nga konstantet e jetës, si Peter Uard dhe Xho Kirshvink, tregojnë në librin e tyre “Një histori e re e jetës”. Konstante tjetër e shkatërrimeve të shumta gjatë historisë së jetës, është se “kohët e krizës, nxisin risitë e reja”.
Secili prej nesh është “pasardhës i të mbijetuarve, të zbutur nga katastrofat dhe shuar me kalimin e kohës”, thonë ata. Të dy janë të mirë-kualifikuar, për të bërë përgjithësime të tilla dhe ndërmarrë sfidën më të madhe, për të sintetizuar të gjitha ato që kanë ndodhur, prej acideve të para nukleike, që filluan të shumëfishohen 4 miliardë vjet më parë.
Interesi dhe ekspertiza e tyre janë komplementare. Uard, është një paleobiologjist në Universitetin e Uashingtonit në SHBA, që hulumton dhe është fokusuar në zhdukjen në masë. Kirshvink, është gjeobiologjist në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, përgjegjës për hipotezën e “Snowball Earth”. Për më tepër, një histori e re e jetës, është shumë e nevojshme, që nga përmbledhja e madhe e fundit,  e botuar mbi këtë temë në vitin 1998, nga paleontologu Riçard Fortej.
Si një lloj përditësimi, libri i Uard dhe Kirshvinkut, është nxitës. Për fat të keq, botimi vuan nga organizimi i dobët dhe shkrimi evaziv. Disa prej hipotezave shkencore bazë, shpjegohen me përsëritje 2 ose 3 herë në seksione të ndryshme, dhe proza ngjan e nxituar, duke e bërë leximin pak të këndshëm. Thënë këtë, “Një histori e re e jetës”, mbetet gjithësesi një libër tërheqës, kur autorët shkruajnë për çështjet që kanë më për zemër, të tilla si “Snowball Earth”.
Epoka e thellë akullnajore, që zgjati mbi 100 milionë vjet, ngriu oqeanet dhe vrau shumicën e organizmave të gjalla. Njëri nga të mbijetuarit, ishte cianobakteri përgjegjës për “shpikjen” e fotosintezës, dhe për “ngjarjen e madhe të oksigjenimit”, cila prishi atmosferën e dioksidit karbonik. Ndërsa planeti ynë ishte i ngrirë, mikrobet e kalonin kohën e tyre tek burimet e nxehta.
Ndërsa vullkanet, e rimbushën ngadalë atmosferën me CO2, dhe efekti serë shkriu tokën, cianobakteret lulëzuan përsëri, duke përpirë CO2-in e çmuar, dhe për pasojë kallkanosur botën për një herë të dytë.
Ajo që nxorri e Tokën nga ky rreth vicioz, shpjegojnë autorët, ishte nxitja evolucionare e oksigjenit:”Evolucioni do të kishte favorizuar jashtëzakonisht ndonjë organizëm, që mund të përdorte oksigjen, meqë asnjë molekulë tjetër nuk lejon reaksionet kimike, të cilat ne i quajmë jetë që zhvillohen më shpejt, me më shumë saktësi , dhe që çlirojnë sa më shumë energji, si ato ku oksigjeni është përdorur”.
Mikrobi, mori metabolizmin e oksigjenit, dhe një nga gazrat më të dëmshëm, u shndërrua në bazën e gjithë jetës së kafshëve, duke ekzistuar brenda çdo qelizë tek Mitokondria. Në një proces të ngjashëm, cianobakteret evoluan në kloroplaste fotosintetike brenda bimëve. Evolucioni e kanalizoi krizën në një mundësi, duke lejuar në fund të fundit kompleksitetin multiqelizor të pyjeve dhe njerëzve.
Episodet e “Snowball Earth”, ofrojnë një shembull të përkryer, sesa çuditërisht krijuese, mund të jetë zhdukja në masë. Pasi patëm oksigjenin, nuk mund kishte të asnjë me ndryshim zakoni. Gati 2 miliardë vjet pas ngjarjes së madhe të oksigjenimit, një rënie e madhe e sasisë së O2, shkaktoi rrallimin më të madh të oksigjenit, të të gjitha kohërave.
E njohur me konsensus si “Vdekja e Madhe”, zhdukja permiane, eliminoi 90 përqind të specieve mbi Tokë. Bakteret e purpurta të squfurit pushtuan oqeanet, duke nxjerrë në atmosferë gazra toksikë të sulfurit të hidrogjenit. Oksigjeni atmosferik, u reduktua me dy të tretat. Njëkohësisht rritja e niveleve të gazit serë, e shndërroi klimën në tropikale.
Sikurse vënë në dukje Uard dhe Kirshvink, kjo nxehtësi në rritje, rriti kërkesat e kafshëve për oksigjen, në momentin më të keq të mundshëm. Shumë nga speciet tokësore që nuk vdiqën, shkuan tek detrat më të ftohtë. E braktisur në pjesën e saj dërrmuse, toka ishte e hapur për çdo organizëm, që mund të përshtatej. Dinosaurët bënë hapin e tyre.
Ndryshimi i parë i rëndësishëm, ishte ecja me dy këmbë, duke i mundësuar zvarranikeve të merrnin frymë teksa ecnin. Për me tepër e ashtuquajtura kohë e thellë, është aspekti më i injoruar, tek debatet për ndryshimet klimatike. Më parë zhdukja massive, na tregoi sesi në mënyrë radikale, ka ndryshuar planeti ynë si pasojë e raportit të gazeve serë, dhe sa e ndjeshëm është jeta nga këto ndryshime. Megjithatë, autorët duket të pavëmendshëm, për mësimin që na jep koha e thellë, kur ata pretendojnë që njerëzit janë “një goxha prove, për atë shfarosje”, pra që ne njëfarë mënyre, ne jemi të çliruar nga vjetërimi, falë inteligjencës tonë superiore. Fuqia e shumicës së specieve, është njëherazi edhe dobësia e tyre. E jona, në mënyrë të qartë, është kryeneçësia. /“Science”/
* Shënim: Jonathon Keats është një filozof eksperimental dhe një artist konceptual

Leave a Reply

Back to top button