Enigma

Një shpellë e re e pergamenëve të Detit të Vdekur. E dymbëdhjeta

Në vitin 1947, një bari po kërkonte në një shpellë në bregun verior të Detit të Vdekur dhe aty bëri një nga zbulimet më të mëdha në histori. Pergamenët e Detit të Vdekur ishin një koleksion i lashtë dorëshkrimesh, me fragmente të detajuara, të panjohura më parë, të historisë së hebrenjve, të krishterëve, dhe Lindjes së Mesme.

Ata përfshinin versionet e hershme të librave biblikë, duke ofruar një pasqyrë unike të formimit të Biblës hebraike. Ndërmjet viteve 1947 dhe 1967, u zbuluan 11 shpella të tilla. Tashmë, në vitin 2017, mund të kemi gjetur të dymbëdhjetën. Ajo u zbulua nga një ekip i përbashkët nga Universiteti Hebre i Jeruzalemit dhe Universiteti “Liberty” në Virxhinia.

Për fat të keq, shpella ishte bosh. Edhe pse u gjetën qypa, që me siguri më parë kanë patur dorëshkrime, vetë pergamenët me sa duket janë marrë nga beduinët dekada më parë. Megjithatë, historia nuk përfundon aty. Ekipi beson se ka shumë shpella të tjera, ndoshta me dhjetëra, që ende s’janë zbuluar. Zbulimi i tyre mund të jetë fillimi i një procesi, që një ditë do të zbulojë edhe më shumë Dorëshkrime të vyer të Detit të Vdekur./bota.al

Leave a Reply

Back to top button