Your Life

Një studim tregon 6 cilësitë që duhet të ketë një burrë perfekt

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë e tërheq me të vërtetë një grua tek një burrë? Ka pasur disa studime në lidhje me cilësitë që duhet të ketë një burrë, që të duket simpatik në sytë e një gruaje

1. Gjatësia

Studimet tregojnë se burri që duket më i gjatë se gruaja, duket më interesant në sytë e kësaj të fundit, por gjithashtu sepse ndjehet e lirë të mbajë taka, pa u merakosur mos e bën burrin të ndjehet më i shkurtër. Po kështu një burrë i gjatë i krijon gruas një ndjesi sigurie.

2. Qëndrimi

Gjithçka ka të bëjë me qëndrimet. Edhe pse karakteristika që burri duhet të ketë për t’u dukur interesant në sytë e një gruaje, mund të jetë sipërfaqësore, qëndrimi i tij në trajtimin e vështirësive dhe problemeve është diçka që gruajan e befason. Megjithatë mënyra se si shprehet verbalisht dhe fizikisht e tërheq shumë një grua.

3. Ndjenja e humorit

Studimet tregojnë se humori, sidomos të dish se si të qeshësh me veten, është një nga karakteristikat që tërheq një grua tek një burrë. Një njeri argëtues është reflektimi i një njeriu inteligjent.

4. Misteri

Gratë sot tërhiqen shumë nga burrat misteriozë dhe në disa drejtime arrogantë.

5. Pamja fizike

Ndërsa burri preferon një grua të dobët dhe me format e duhura, gratë përkundrazi tërhiqen nga një burrë i fuqishëm me shpatulla të gjera, në mënyrë të tillë që të ndihen të mbrojtura.

6. Marrëdhëniet familjare

Studimet tregojnë se burri që ka marrëdhënie të mira me familjen e tij të origjinës do të jetë në gjendje të menaxhojë familjen që një ditë do të krijojë me partnerin.

Kështu mund të themi se burri i “përsosur”, sipas shkencës, nuk është burri i pasjellshëm, rebel dhe muskuloz, por gratë kërkojnë një burrë që i mbron ato dhe një stabilitet emocional. BUrrin që kërkoni nuk do e gjeni në bare apo diskoteka, por në vende të qeta. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button