Kulture

Një “udhëtim në kohë”, për t’u kthyer në vitin 2000. Eshtë i pabesueshëm…

Për dekada të tëra, viti 2000 ishte parë si paradigma e të ardhmes. Por ja që sot, vetëm 17 vjet më vonë, të duket si “parahistori”

Screen Shot 2015-04-06 at 11.41.59 AM

Duhet të bëj kujdes me ushqimet që ha për darkë. Më shkaktojnë shaka të këqia. Dje më provokuan makthin më të pabesueshëm që kam patur ndonjëherë.

Isha kthyer pas në kohë. U gjenda në vitin 2000 dhe ka qenë shumë ndryshe nga sa mendoja. Që nga viti 800, Dymija, me D-në e madhe ka qenë mishërimi i të ardhmes. Por parë nga viti 2017, të krijon një efekt krejt tjetër!

Kur nuk ka lajm, domethënë lajmi është i mirë? Si çdo mëngjes, zgjohem në orën 7. Ende i përgjumur, kërkoj tabletin për të lexuar lajmet e fundit. Kam edhe abonimin në versionin dixhital të shumë gazetave, por për fat të keq tableti nuk është shpikur ende. Nuk dua të ndez kompjuterin për t’u futur në internet, kërkon shumë kohë. Modemi im me shpejtësi 56k nuk funksionon pothuajse asnjëherë me “të rënën e parë”. Eshtë i ngadaltë i mallkuari, shumë i ngadaltë. Kuptoj që Adsl nuk ekziston ende dhe lidhjet me bandë të gjerë janë një privilegj i kushtueshëm për pak njerëz. Faqet e internetit të gazetave nuk përditësohen pothuajse asnjëherë para orës 8 të mëngjesit. I rikthehem televideos. Dhe më zë gjumi.

Kur zgjohem sërish jam vonë tashmë. Ndërkohë që përgatis mëngjesin, marr celularin për të kontrolluar emailin. Gabim. Celulari nuk është smartphone, nuk ka postë elektronike me një dorë. Mundem vetëm të telefonoj dhe të luaj Snake, loja ideale për një ekran monokromatik 84 x 84 pixel. Megjithatë, e dashura ime më ka mbushur telefonin me mesazhe urimi të “natënemirës”. Sms nuk janë ende falas. Por janë ende me të vërtetë “short message”, me pak gërma. Prandaj është një “Bip, Bip” i vazhdueshëm.

Interneti, kjo “breshkë”
Ndërkohë që përgatis kafenë, kompjuteri është ndezur. Pengohem mes kabllove (wi-fi nuk ekziston ende) dhe hap Netscape-n. Mund t’i hedh një sy Facebookut. Jo, prit, nuk ka Facebook, Tëitter… asgjë. Nuk ka as MySpace. Dakord, vendos që të mendoj për punën. Provoj të kontrolloj emailin, por atë të punës mund ta kontrolloj vetëm nga zyra. Përpiqem të ruaj 
prezantime në powerpoint, që i kam përgatitur në një floppy disk, por është shumë i madh, nuk e mban. Nuk ekzistojnë ende USB-të dhe kështu e dërgoj në zyrë me Gmail… Ah, jo, nuk ekziston ende. Ofruesi im i postës elektronike në vitin 2000 nuk lejon dërgimin e materialeve të mëdhenj. “Djeg” gjithcka në CD. Shënoj që, nëse dua të fitoj para, duhet të shpik “Dropboxin” dhe Cloudin.

Dal me shpejtësi për të shkuar tek një klient, i armatosur me navigatorin tim të lëvizshëm. Kuptuat gjë? GPS-ët janë në fakt më të kushtueshëm edhe se veturat luksoze. Mbetem në radhë sepse nuk e kam kontrolluar situatën e trafikut në kohë reale tek Google Maps. Nuk janë shpikur ende në fakt, dhe ua ndjej shumë mungesën. Vërej që në stacionet e autobusit, njerëzit nuk janë të mbërthyer pas smartphone- ve të tyre. Disa madje flasin me njëri-tjetrin. Të tjerë dëgjojnë muzikë me kufje. Eshtë Walkman. iPod-i nuk ekziston ende. Ekzistojnë disa lexues mp3, por kushedi pse, njerëzve nuk u pëlqejnë ende.

Pas takimit kthehem në zyrë. Rrugës shoh njerëz që këndojnë, atë këngën e famshme të këtij viti. Tani po përpiqem ta postoj në Facebook… por telefoni im shërben vetëm për të telefonuar.

Fotokamerat dixhitale kushtojnë ende shumë, peshojnë të paktën një kilogram dhe nuk xhirojnë filmime. Hap bagazhin, ku kam vendosur reflex-in tim me film dhe shkrep dy foto. Por, filmi mbaron. Të shtunën duhet t’i coj fotot për t’i larë, do i skanoj dhe më pas do i publikoj në faqen time të GeoCities. “Tamam, atje ku nuk do ta ndajë apo nuk do ta rihedhë në Twitter askush”, më thotë një zë nga brenda kokës. Po sikur të kisha xhiruar një filmim, cfarë do të kisha mundur të bëja? Youtube lind vetëm në vitin 2005! I largoj këto mendime dhe marr telefonin që t’ua tregoj miqve. Celulari i Tonit në universitet nuk kap, Ana nuk ka qindarka me vete dhe nuk ka as celular. Numri i Maksit është i zënë, në përpjekjen e dytë e hap. Por ai nuk më beson.

Epoka të ndryshme. I zhgënjyer mbërrij në zyrë ku për të përfunduar prezantimin tim “vetëm me tekst” duhet të gjej informacione shtesë. ëikipedia? Ah sikur të ishte! Megjithatë, në zyrë kemi Enciclopedia Britannica-n në DVD. Eshtë shumë e parehatshme për t’u përdorur, por pas 5 orësh gjej atë që kërkoja. I mërzitur kthehem në shtëpi, ku më pret e dashura, e lodhur edhe ajo pas një pasditeje të kaluar në një agjenci udhëtimi. Duhet të organizojmë pushtimet dhe

ajo është krenare për katalogët që ka sjellë në shtëpi. Ngre sytë nga qielli, duke menduar për pyjet e Amazonës. E ftoj të shohë faqen e internetit të Ryanair. Por në internetin tim nuk e gjej. TripAdvisor nuk është, as ai. Nuk ka faqe ku mund të gjesh hotele, të krahasosh oferta, të prenotosh fluturime. Nis të djersij. “Nuk dua të shkoj me pushime, dua të kthehem në 2015-ën”, thërras ndërkohë që zgjohem nga makthi.

Jam sërisih në 2015-ën. Makinat pa shofer, printerat 3D dhe syzet inteligjente ngacmojnë fantazinë e të gjithëve. Po gjithë ato gjëra që më munguan në udhëtimin tim në vitin 2000? Tashmë i marrim për të mirëqena./Gian Mattia Bazzoli/Focus/

www.bota.al


Screen Shot 2015-04-06 at 11.42.12 AM

Leave a Reply

Back to top button