Your Life

Njerëzit nuk mund të mbahen me zor pranë vetes. Asnjëherë!

“Unë u jap njerëzve gjithmonë vendin që meritojnë të kenë. Nuk vrapoj asnjhërë pas dikujt, kam qenëpërherë natyrë e tillë. Më parë, kur isha më e re, mendoja se gaboja me zgjedhje të tilla. Mendoja me vete: “Sikur unë të kisha këmbëngulur më shumë, sikur të kisha provuar ta mbaja pranë atë person, ndoshta ai do të ishte ende pranë meje”. Më pas, duke u rritur, e forcova brenda vetes bindjen se njerëzit nuk mund të mbahen me zor pranë vetes. Asnjëherë. Unë duhet të mbaj përgjegjësi për zemrën time, për vlerat e mia dhe dinjitetin tim. Gjithçka tjetër nuk më përket mua.

Nëse dikush ka nevojë për sqarime, mundet shumë mirë të m’i kërkojë ato. Nëse sërish nuk më qëndrojnëpranë, do të thotë se nuk duan të rrinë pranë meje dhe nuk kam ndërmend t’i bind për të kundërtën. Thjesht ua hap derën dhe i lë të shkojnë. Nuk qëndroj as pranë dritares për t’i parë teksa largohen.

Kush ka vendosur të më humbasë, nuk e meriton që unë të qëndroj pas tij duke e parë të largohet, aq mëtepër t’i lutem të qëndrojë. Unë thjesht e mbyll portën dhe merrem me diçka tjetër. Ai person që vendos tëmos më qëndrojë më pranë, më humbet përgjithmonë”. – Paola Delton

Back to top button