Sport

Nuk është e vërtetë!

serbia albania

Nuk është e vërtetë që Shqipëria ishte shkaktare e trazirave në stadiumin e Beogradit
Nuk është e vërtetë që në stadiumin e Partizanit të Beogradit kishte tifozë shqiptarë
Nuk është e vërtetë që himni i ekipit kombëtar të Shqipërisë u këndua normalisht, sic ndodh në cdo stadium të botës
Nuk është e vërtetë që ndeshja, deri në minutën 41 kur u ndërpre, po zhvillohej normalisht dhe pa incidente. Pamjet janë të qarta
Nuk është e vërtetë që tifozët serbë po bënin tifozllëk sportiv për ekipin e tyre. Ata po thërrisnin: “Vdekje shqiptarëve”
Nuk është e vërtetë që drone u lëshua mbi stadium nga ata pak shqiptarë që ishin të pranishëm
Nuk është e vërtetë që futbollistët shqiptarë ishin agresorë. Ata ishin viktima të dhunës shtazarake me gjithfarësoj mjetesh
Nuk është e vërtetë që futbollistët shqiptarë NUK DONIN të ktheheshin në fushë. Futbollistët shqiptarë NUK MUNDESHIN të ktheheshin në fushë
Nuk është e vërtetë që arbitri i ndeshjes ka kërkuar rifillimin e saj. Arbitri ka pyetur “a mundeni të luani”?
Dhe në fund, nuk është e vërtetë nuk është e vërtetë që UEFA është një organizëm i pavarur, tek i cili mund të shpresohet për të vënë drejtësi. UEFA qelbet erë…

Leave a Reply

Back to top button