Motivuese

Nuk ka rëndësi nëse bota po të rrëzon. Me Zotin, ti do të kesh përherë gjithçka

Disa nga thëniet më të bukura nga Nick Jonas…

“Jeta ndodh. Përshtatu. Shfrytëzoji mundësitë dhe bëj më të mirën me gjithçka që të ofrohet…”.

“Jetoje jetën duke ditur se potenciali yt është shumë herë më i madh nga sa ti e mendon”.

“Mos e lejo që bota përreth teje të lëkundë besimin që ti ke për veten tënde”.

“Ndonjëherë ke thjesht nevojë për pak më tepër shpresë. Ndonjëherë të duhet thjesht një mik më tepër”.

“Ëndrrat janë realiteti që është duke pritur të ndodhë”.

“Largësia është thjesht një fjalë e krijuar nga dikush që ka frikë të të afrohet”.

“Kur e vlerëson dikë, kur kujdesesh për të, kur e do dhe gjërat nuk shkojnë siç duhet, mos u mërzit. Ec përpara në jetë dhe mëso nga ajo që të ka ndodhur. Mbaje atë eksperiencë si kujtim, por jo si realitetin tënd”.

“Nuk ka rëndësi nëse bota po të rrëzon. Me Zotin ti do të kesh përherë gjithçka”.  

“Disa njerëz thonë se nuk mund të biesh në dashuri me dikë që sapo e ke njohur. Unë nuk i besoj ata”.

“Jeto sikur të ishe përherë i fundit, edhe pse mund të jesh në krye”.

“Ndonjëherë, diçka shumë e bukur mund të ndodhë nga një situatë e vështirë. Thjesht, ki besim”.

Leave a Reply

Back to top button