Nunc est Bibendum

Obama-Renzi, kur vera “vajis ingranazhet” e diplomacisë

Screen Shot 2015-04-24 at 12.16.27

Presidenti Barack Obama thotë me shaka se do të ishte “fyese” të mos provohen verërat toskane sjellë në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Italisë, në kuadër të një vizite shtetërore.

Me çkuptohet dy shtetarët kanë shijuar një gotë verë së bashku gjatë vizitës. “Unë solla disa shishe verë për Barackun, sepse e di që ai është një ekspert i madh”, tha kryeministri italian Matteo Renzi, gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA International duke iu referuar zyrës së Renzi-t, thotë se verërat ishin Sassicaia, Ornellaia, Tignanello – të gjitha verëra toskane të ashtuquajtura Super Tuscan – si dhe një Brunello di Montalcino.

Kjo lëvizje është një tjetër shembull që ilustron se si vera mund të ‘’vajisë ingranazhet’’ e diplomacisë, ndërkohë që SHBA përbëjnë gjithashtu një treg kyç për shumë kantina italiane. “Ndjeva se do të ishte fyese për mua pot ë mos ta provoja atë,” tha Obama për verën, pas të qeshurave të mbytura nga ana e shtypit të pranishëm. ” Matteo, pastaj do të të jap, një raport nëse kjo është e cilësisë që ne presim,” duke bërë shaka. Identiteti i verës shërbyer gjatë darkave është bërë një pjesë e rëndësishme e proçesit politik, gjatë vizitave shtetërore në disa vende. Vitin e kaluar, Obama promovoi prodhuesit afrikano-amerikanë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë për udhëheqësit afrikanë.

Revista Decanter

Leave a Reply

Back to top button