Shkence

Origjina e ujit

Screen Shot 2015-02-27 at 1.12.03 PMSi ndodhi që 2/3 e sipërfaqes së tokës erdhi e u mbush me ujë? Një hipotezë është se Toka ishte kaq shumë e nxehtë kur u formua 4.6 miliardë vjetë të shkuara, sa uji do të kishte avulluar. Mendohet se uji u soll nga përplasjet me një kometë dhe asteroid, sapo ishte ftohur.
ESA’s Rosetta ka zbuluar tashmë se avulli i ujit që ka rrjedhur nga kometa 67 P është i ndryshem nga uji i Tokës. Përmban pothuaj tre herë më shumë deuterium-një formë hidrogjeni me një neutron më shumë që njihet si “hidrogjen i rëndë“, koefiçienti krahasues midis ujit të lehtë dhe të rëndë është një konstante, uji i Tokës ka pak të ngjarë të ketë ardhur nga goditja me kometa si 67P.
Studiuesit thonë tani se asteroidët janë “kandidatët” e parë që kanë formuar oqeanet e tokës gjate historisë. Këto objekte shkëmbore u formuan më afër diellit sesa kometat.
“Ne e dinim se analizat në vend të Rosetta’s për këtë kometë nxirrnin gjithmonë surpriza për shkencën e sistemit Diellor, dhe ky vëzhgim i jashtëzakonshëm sigurisht i hedh benzinë debatit rreth origjinës së ujit të Tokës,” shpjegon shkencëtari i projektit Roseta ESA, Matt Taylor.
“Ndërsa Rosetta vazhdon të ndjeke kometën në orbitën e saj rreth Diellit gjatë vitit tjetër, ne do ta mbajmë në vëzhgim per te pare sesi zhvillohet  dhe  si sillet, kjo do të na jape nje pamje unike për botën misterioze të kometave dhe kontributit të tyre në të kuptuarin tonë për evolucionin e Sistemit Diellor”, shton ai.

Leave a Reply

Back to top button