Your Life

Paragjykimi i të mbijetuarit. Përse është e domosdoshme që ta njihni, dhe të mos gaboni…

Paragjykimi i të mbijetuarit ju bën që të fokusoheni në atë që fituesit bëjnë saktë, në vend të fokusoheni në atë që humbësit bëjnë gabim, dhe kjo gjë ju prek ndoshta më shumë nga sa e mendoni.

Përse ka rëndësi

Nëse ndonjëherë keni pritur gjatë për të hyrë në një restorant, e më pas keni zbuluar se edhe restorante të tjerë aty pranë kanë radhë pritje, me siguri që keni menduar: “Pa shih, industria e restoranteve po lulëzon. Ndoshta duhet ta hap dhe unë një”. Ky është paragjykimi. Je fokusuar në restorantet e suksesshëm, sepse ata ke parë, dhe nuk ke kuptuar se sa shumë restorante kanë dështuar, për shkak se ata janë zhukur tashmë nga lagja. Nuk janë aty.

Sado fitimprurëse mund të duket hapja e një restoranti, deri 95% e restoranteve dështojnë që në vitin e parë. Po kështu ne dëgjojmë se si sipërmarrës në fushën e teknologjisë themelojnë në garazhdet e tyre, kompani që më pas shndërrohen në gjigandë miliarda dollarësh. Por fakti është që 99 % e kompanive rishtare në Silicon Valley dështojnë që në hapat e parë. Suksesi nuk ka të bëjë vetëm me atë që bën si duhet; duhet të mendosh edhe ku të mos gabosh. Megjithatë, fitimtarët mund të mos dinë se cfarë vendimesh të gabuar duhet të shmangin, sepse shanset janë që ata të kenë qenë fatlumë dhe t’i kenë shmangur që në krye të herës.

Të kuptosh këtë koncept është shumë e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve. Marrim një shembull shumë interesant nga Lufta e Dytë Botërore: gjysma e pilotëve të bombarduesve nuk ktheheshin gjallë. Inxhinierët nuk mund të mbulonin gjithë avionin me mburoja sepse kjo do e rëndonte dhe s’mund të ngrihej nga toka, kështu që atyre u duhej të gjenin pikat që kishin nevojë për mbrojtje ekstra. Komandantët vunë re se ata që ktheheshin gjallë, kishin vrima në krahë, përreth bishtit dhe në qendër të trupit, kështu që natyrshëm donin të mbroheshin më mirë aty. Por një statisticien që quhej Abraham Uald vuri në dukje se kjo ishte gjëja më e gabuar për t’u bërë: për shkak se këta ishin bombardues që riktheheshin, vrimat tregonin se ku mund të merrnin goditje dhe prapëseprapë të mbijetonin. Pjesët ku avionët s’kishin marë goditje ishin ato që kishin nevojë për mbrojtje, sepse pikërisht këtu ishin goditur avionët që ishin rrëzuar. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button