Shkence

Parashikimet e të ardhmes / Kur Tomas Edisoni vinte bast për çelikun

Pa asnjë dyshim, Tomas Edisoni ishte një prej shpikësve më brilantë të fillim shekullit 20. I njohur për llampën, fonografin, dhe Kinetoskopin, mes shpikjeve të tjera, mendja e tij brilante bëri të mundur shumë prej mrekullive që shohim sot, duke i hapur rrugën kulturës së teknologjisë së lartë që kemi sot.

Vizioni unik që Edisoni kishte për të nesërmen frymëzoi shumë përparime të pabesueshme, por parashikimi i tij në lidhje me të ardhmen e materialeve të ndërtimit ishte pak … i cekët. Ose Edisoni kishte shumë besim tek aliazhi i çelikut, ose ishte shumë i investuar në industrinë parësore të Pittsburghut në atë kohë. Si rezultat, ai pretendoi se e ardhmja i përkiste çelikut. Gjithçka në shtëpitë tonë, nga djepat e foshnjeve, tek karriket e tryezat do të pajiseshin me aliazhin e dendur metalik. Nu ka asnjë dyshim që çeliku luan një rol të madh në ndërtim dhe pajisjet e kuzhinës sot, por rëndesa dhe problemet relative me qëndrueshmërinë u dhanë përbërjeve si alumini e plastika një avantazh në ndërtimet bashkëkohore. Nëse Edisoni do të kish vënë bast për të ardhmen mbi nënproduktet e naftës, me siguri do i kish shtuar edhe një trofe të madh listës së tij të parashikimeve profetike shkencore. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button