Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian Paolo Fox, e hënë 13 janar 2020

DASHI

Ju jeni vërtet shumë të tensionuar këto ditë. Meses të enjtes dhe të premtes durimi juaj do të vihet në provë. Eshtë padyshim një periudhë “me gjemba” dhe delikate, mos nxitoni me përgjigjet si në dashuri ashtu edhe në punë. Sepse mund të bëni disa gabime. Ka gjëra që dëshironi të heshtni dhe të tjera që dëshironi të thoni, por për momentin nuk mundeni. Jo gjithçka rrjedh pa probleme: pritni, kohët më të mira do të vijnë shpejt!

DEMI

Në këtë javë do të keni shumë më tepër forcë për të shkuar drejt asaj që ju intereson më shumë. Periudha është e mirë: ju keni një qiell të shkëlqyer, të paktën deri të mërkurën, ditët e së enjtes dhe të premtes do të jenë gjithashtu të rëndësishme. Ju po mendoni të bëni zgjedhje të dobishme për të ardhmen dhe mund të përfshini edhe njerëzit përreth jush, thjesht kini kujdes të zgjidhni rrugët e duhura. Ditën e mërkurë do të duhet të flisni qartë me dikë dhe të zgjidhni një çështje të pazgjidhur.

BINJAKET

Kjo javë fillon pak me shqetësim: në 48 orët e ardhshme do të stresoheni shumë dhe do të mund të provoni disa ndjesi që do t’ju rikthejnë në muajt tetor dhe nëntor 2019, kur keni qenë shumë në vështirësi. Ata që kanë filluar një punë të re nuk janë të qetë, ata që janë futur në një rrugë të re (një lloj kërcimi në errësirë) tani ndjehen paksa “jashtë loje”. Dhe nostalgjia kthehet: deri të mërkurën ju mund të zhyteni në të kaluarën dhe të mendoni për ato situata që ju bënë të ndjeheni mirë, por që nuk janë më.

GAFORRJA

Ju duhet të hiqni qafe një pjesë të peshës: ditët e së hënës dhe të martës do t’ju ndihmojnë shumë, duke siguruar një rikuperim të mirë. Yje pozitivë edhe në dashuri, me Venusin që është rikthyer në favor të kësaj shenje, por kini kujdes sepse qielli nuk është plotësisht i qartë. Disa planetë në kundërshtim nuk do t’ju kursejnë ndonjë konflikt. Ju mund të zemëroheni duke folur për punën ose të ndjeheni pak të hutuar në familje. Por tani ka më shumë pasion, shfrytëzojeni!

LUANI

Po hyni në një javë të rëndësishme! Gjithmonë duhet të rrethoheni me njerëz pozitivë dhe yjet do ju ndihmojnë. E hëna dhe e marta janë ditë të forta, absolutisht për t’u shfrytëzuar sepse mes të mërkurës dhe të enjten do të ketë një rënie të vogël. Jeni shumë të shqetësuar dhe nuk po pushoni sa duhet. Nëse duhet të flisni për punë, mbase të filloni projekte të reja, bëjeni deri të martën sepse mund të merrni diçka më shumë. Yje pozitivë edhe në dashuri, duket se ju keni kapërcyer një krizë që ju mundon që nga fundi i dhjetorit.

VIRGJERESHA

Java fillon me Hënën në shenjë, kështu që do të keni një seri avantazhesh. Ju jeni duke u afruar me një shkurt të jashtëzakonshëm: midis të hënës dhe të mërkurës do të keni një qiell të mirë takimesh. Kujdes nga një lodhje e vogël që do ju godasë të martën, përpiquni të relaksoheni sa më shpejt që të keni mundësi. Ju ndjeheni të sigurt vetëm kur keni një punë që ju kënaq, ose vendoseni në një kontekst produktiv ku mund të tregoni se për çfarë jeni të aftë. Kënaqësi të mëdha po vijnë.

PESHORJA

Kjo javë do të jetë një lloj testi për ju, për të kuptuar nëse një marrëdhënie mund të funksionojë apo jo: kini vëmendje ndaj çdo sinjali që merrni nga partneri apo partnerja (por edhe për ata që dërgoni)! Saturni do të fillojë një tranzit të rëndësishëm në këtë shenjë në pranverë, shumë nga vendimet që do të merrni në ditët e ardhshme do të kenë një rezultat përfundimtar midis marsit dhe majit: edhe këtu, bëjini mirë zgjedhjet tuaja. Por tani problemi është ky: ju jeni të pavendosur dhe nuk dini ende çfarë të bëni. Mundohuni të përqendroheni dhe reflektoni në çdo detaj, pa u nxituar shumë.

AKREPI

Kjo javë lë diçka për të dëshiruar: ju jeni në mesin e shumë polemikave dhe ka disa situata të jashtëzakonshme për t’u zgjidhur. Gjatë kësaj kohe, duhet t’i kushtoni pak më shumë ndjenjave, veçanërisht nëse duhet të bëni një zgjedhje ose të bëni ndryshime. Kjo është koha e duhur për të marrë drejtimin që ju dëshironi. Çiftet që janë bashkë prej një kohe të gjatë, janë duke luftuar me disa probleme në lidhje me fëmijët ose paratë, nuk ka kriza por disa momente tensioni gjithsesi ekzistojnë.

SHIGJETARI

Pjesa e parë e kësaj jave do ju shohë pak nervozë dhe të shqetësuar: herë pas here ju duhet të shpëtoni nga ekranet dhe të shijoni pak liri, të bëni zgjedhje të ndryshme nga zakonisht, gjëra që tani nuk jeni në gjendje t’i bëni (të paktën jo aq sa dëshironi) për shkak të detyrimeve dhe përgjegjësive. Deri të mërkurën do të keni vështirësi të menaxhoni punët tuaja: bëni gjithçka me qetësi dhe tregohuni të kujdesshëm edhe në dashuri!

BRICJAPI

Vazhdoni me projektet në të cilat besoni, mos hiqni dorë dhe ecni përpara, pavarësisht vështirësive. Javët e ardhshme do të jenë një ogur i mirë për ndërtimin e diçkaje të bukur në pritje të pjesës qendrore të vitit 2020! Të favorizuar janë veçanërisht studentët ose të gjithë ata që duan të ndryshojnë ose përmirësojnë situatën e tyre të punës.

UJORI

Në këtë periudhë jeni shumë të lodhur, do t’ju duhet të merrni pak frymë! Ju nuk keni më yjet e pafavorshëm që ju kushtëzuan (dhe ju penguan) në vitin 2019, por ju duhet të përballeni me disa sëmundje të bezdisshme sezonale. Fillim delikat dhe “i rrezikshëm” i javës sa i përket parave: kushtojini vëmendje shpenzimeve, sepse jo gjithmonë keni treguar se dini të kontrolloni veten! E hëna dhe e marta janë ditë të dobishme për t’u kujdesur për marrëdhëniet me të tjerët dhe për t’u sqaruar në dashuri, veçanërisht nëse ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme.

PESHQIT

Java e fitores për ju: përkundër ndonjë sëmundjeje të shkaktuar nga Hëna në kundërshtim, ditët e së hënës, të martës dhe të mërkurës do të jenë shumë të rëndësishme. “Ngjarjet e mëdha” që duhet të ndodhin në jetën tuaj nuk do të bllokohen nga asgjë, prisni me qetësi për atë që do të ndodhë dhe jini gati! Planifikoni mirë të gjitha situatat në mënyrë që të mos i lini asgjë rastësisë, dhe të jeni të përgatitur për çdo eventualitet. Yje pozitivë edhe për ndjenjat. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button