Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian Paolo Fox për ditën e diel, 8 dhjetor 2019

DASHI

Eshtë dita e duhur për të marrë iniciativën, për të organizuar diçka të këndshme me njerëzit që ju doni. Sa i përket dashurisë, sonte afrojuni një personi që ju ka shpëtuar së fundmi. Eshtë një e diel interesante për të sqaruar keqkuptimet e lindura në fillim të javës. Kujdes nga shpenzimet e panevojshme.

DEMI

Përmirësime në funksion të çështjeve ekonomike, praktike dhe profesionale. Kush ka një aktivitet, do të marrë kontakte dhe propozime të reja. Tani jeni pak të lodhur, situata të ndryshme e stresojnë mendjen tuaj, në dashuri nuk mund të jepni më të mirën. Nëse është dikush që ju pëlqen, bëni përpara, shanset janë të shumta deri ditën e mërkurë.

BINJAKET

Eshtë një e diel e mirë për të vepruar, për të udhëtuar, për t’i përkushtuar vetes atë që i pëlqen më shumë. Gjithçka, vetëm për të hequr qafe tensionin që ju ka shqetësuar të mërkurën dhe të enjten e kaluar. Nëse keni diskutuar me dikë, tani mund të ktheheni përsëri. Sa i përket dashurisë, mos nënvlerësoni miqësi të reja, njohje të reja, kjo është një ditë shumë e mirë për të vendosur lidhje të rëndësishme.

GAFORRJA

Saturni ju vë në provë, ju ende ndjeheni pak të mërzitur. Ju po punoni shumë dhe është e lodhshme, veçanërisht në punë, por kështu funksionon nëse doni të arrini një qëllim dhe jeni të sigurt që do të keni sukses. Me sa duket, po mendoni nëse do të vazhdoni apo jo një bashkëpunim. Situatë e mirë në dashuri, marrëdhënia juaj është shumë e ekuilibruar. Nëse ka ndonjë gjë për të sqaruar, nga e hëna do të jetë më mirë.

LUANI

Ka tensione në vendin e punës, duhet të jeni të durueshëm nëse kaloni një periudhë financiare më pak se optimale. Do të duhen disa javë që të arrini në zgjidhjen e problemeve të ndryshme ekonomike. Sa i përket dashurisë, ju mund të ndiheni rehat, këtë tëd duhet të mbani veten larg nga çdo polemikë. Mbrëmja do të jetë konstruktive nëse i dhuroni vetes qetësi me të dashurit tuaj.

VIRGJERESHA

Yjet favorizojnë ndryshimet dhe transferimet, për më tepër, do të jeni më bujarë me të tjerët. Një person do t’ju kënaqë, diçka e pazakontë për të. Për mbrëmjen duhet të braktisni të gjitha llojet e drojës, të dëboni frikën e refuzimit dhe të bëni kërcimin e madh. Venusi vë në diskutim marrëdhëniet që nuk janë shumë të vlefshme, ndërkohë që ndihmon ato që janë. Ju mund ta kuptoni se në cilën anë është partneri, por edhe në cilën anë jeni ju.

PESHORJA

Yjet nuk janë të mirë, ju jeni mjaft nervozë. Për të zbutur situatën e tensionuar, thjesht duhet të përpiqeni të bëni gjërat të ndodhin pa e vrarë mendjen. Kjo e diel paraqet disa pengesa, për shembull një ndryshim në planifikim. Në dashuri, lëreni mënjanë krenarinë, evitoni pozicione drastike, dëgjoni këshillat e dhëna për juve nga ata që kanë jetuar pranë jush për një kohë të gjatë, ju siguroj se nuk do të pendoheni.

AKREPI

Ju jeni ndër ato shenja që do shkëlqejnë gjatë javëve të ardhshme, por duhet t’ju ftoj të tregoheni të kujdesshëm në trajtimin e situatave të caktuara. Në vendin e punës, duhet durim për të arritur qëllimet tuaja. Ju nuk jeni të fortë fizikisht, prandaj, duhet të heshtni dhe të mos bëni shumë, të qëndroni larg situatave stresuese. Ju dëshironi të jeni me personin që doni, por pa polemikë. Kujdes me shenjën e Gaforres.

SHIGJETARI

Mirëprisni me zemër njerëzit të cilët i doni. Eshtë dita në të cilën gjeni miq të vjetër dhe dashuri të reja, është një e diel e rëndësishme të merrni një detyrë përkatëse: me hijeshinë tuaj do të jeni shumë bindës me ata përreth jush. Ata që kanë pasur konflikte në dashuri ose ata që duan të ndahen, janë më të disponueshëm në këtë ditë. Ju gjithashtu mund të vini në dyshim zgjedhjen tuaj.

BRICJAPI

Një ndryshim plani ose një lajm i papritur mund të ju lërë të tronditur këtë të dielë. Nga e premtja po mendoni një zgjedhje për të bërë. Zhgënjime të vogla keni pësuar në vendin e punës. Ndoshta dikush ju ka dhënë një detyrë për t’ju vënë në vështirësi. Ju duhet të përpiqeni të mos mendoni për punën tani dhe të kaloni një ditë të kthjellët. Madje mund të përfshiheni në diçka konstruktive në dashuri. Kujdes nga armiqtë dhe rivalët nëse punoni për veten.

UJORI

Kujdes financat, sigurisht që nuk është koha e duhur për t’u lëshuar në shpenzime të çmendura, të paktën deri në fillim të vitit të ri. Në dashuri, pritet një mbrëmje që nuk është aspak pozitive, ka shumë tensione, ndër të tjera, edhe ju jeni pak poshtë me humorin. Disa lajme mund të vijnë me njerëz që i keni njohur kohët e fundit. Ndaloni të shihni se çfarë ka përreth jush dhe mendoni të bëni një udhëtim.

PESHQIT

Ka një lajm të mirë, ju mund ta lejoni veten të lëshohet në emocione. Një ëndërr mund të bëhet e vërtetë, kështu që mbajini larg të gjitha llojet e paragjykimeve. Mbrëmje interesante në dashuri, ju duhet kaq shumë forcë, veçanërisht nëse keni pasur një debat me një person. Rekomandohet maturi në ndjenja, veçanërisht nëse keni të bëni me shenjat e Shigjetarit dhe Binjakëve. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button