Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian Paolo Fox, për ditën e premte 6 dhjetor 2019

DASHI

Me Hënën në shenjë do të keni mundësi të kapërceni tensionin. Eshtë një periudhë konfliktuale në nivelin e punës, do të ketë vendime të rëndësishme që do të merren brenda dy muajve të ardhshëm. Jini më pak nervozë dhe më konstruktivë. Në dashuri jeni plot ndjenjë sonte, por kini kujdes nga Gaforrja dhe Bricjapi. Historitë e reja mund të shkojnë larg.

DEMI

Lajme në lidhje me paratë por vetëm pas mesit të dhjetorit, tani për tani mbetet që të prisni dhe të bëni para. Në dashuri duhet të planifikoni një fundjavë për të kaluar me personin që ju pëlqen, këto janë ditë që janë të favorshme në këtë sens.

BINJAKET

Në këtë ditë ndiheni mirë dhe ju pret një fundjavë e këndshme. Marrëdhëniet po përparojnë mirë, por për fatin duhet të punohet kështu që përvishni mëngët. Një lajm i mirë deri në fund të vitit, madje edhe për studentët. Në dashuri ka një dëshirë për të bërë një projekt afatgjatë.

GAFORRJA

Mund të zgjidhni disa probleme por dita është e lodhshme. Jo gjithçka kthehet si ju dëshironi sepse keni shumë për të bërë. Mundohuni të mos mërziteni nga tensionet dhe ankthet. Në dashuri jeni të pakënaqur por nuk keni pse të filloni të grindeni, prisni të dielën. Marrëdhëniet e reja po përparojnë mirë.

LUANI

Eshtë një ditë që ju ndihmon të tregoni fuqinë tuaj. Ju duhet të jeni të hapur për lajme, është koha e duhur për të korrur përfitimet e punës suaj. Lajm i mirë vjen deri të shtunën. Disa dhimbje koke për prindërit. Mbrëmje e shkëlqyer në dashuri, ndjenjat kanë nevojë për më shumë stabilitet.

VIRGJERESHA

Më në fund ndiheni më mirë, dialogu po rikthehet. Do të keni mundësi të arrini sukses deri të dielën dhe bashkë me suksesin, edhe qetësinë. Ju duhet të zgjidhni një problem me personin që doni. Gjithçka ju është dhënë për ta patur gjatë fundjavës por mos lejoni që të viheni përfund nga ndonjë gjë e papritur. Situatë e vështirë ekonomike, mos lejoni që kjo temë të hyjë në marrëdhëniet ne çift.

PESHORJA

Tensione të vogla, nuk prisnit një reagim nga personi i ëndrrave tuaja, i imponuar dhe në kundërshtim me vullnetin dhe dëshirat tuaja. Qëndroni të qetë dhe veproni me kujdes. Lëreni veten të dashuroheni dhe mos u merrni me debate të kota. Kujdes maksimal për njerëzit e Dashit dhe të Gaforres.

AKREPI

Deri në fund të muajit, një person i veçantë mund të hyjë në jetën tuaj. Në këtë fazë ju mund të duhet të hiqni dorë nga diçka për t’u bashkuar me një program të ri, por mos u shqetësoni për këtë. Fati është në anën tuaj dhe në dashuri yjet janë të favorshëm. Sonte ndjeheni shumë romantikë.

SHIGJETARI

Ju jeni të ngarkuar dhe plot vitalitet, gjendje që ju lejon të shijoni më mirë marrëdhëniet me të tjerët. Në sferën sentimentale, vijnë surpriza të këndshme. Mund të keni më shumë mirëkuptim. Afeksionet janë protagoniste gjatë fundjavës, mund të mbështeteni në sharmin tuaj dhe të filloni, vazhdoni ose konfirmoni një histori dashurie.

BRICJAPI

Ju jeni të tensionuar dhe nervozë, ndonjë ngjarje e fortë mund të ndryshojnë situatën. Të zemëruar dhe të zhgënjyer në vendin e punës, përpiquni të mos e përcillni këtë gjendje negative në çift. Sonte, disa tensione mund të shqetësojnë një marrëdhënie dashurie, përpiquni të shpërqendroheni me një udhëtim, mbase do të jeni në gjendje të argëtoheni.

UJORI

Ju dëshironi të provoni veten. Eshtë një ditë e këndshme ku duhet të bëni vend për të reja dhe miqësi. Duke inkurajuar kërkimin për dashuri të reja, mund të arrini sukses të madh me një person me interes të veçantë, veçanërisht nëse është Dash, Binjakët ose Peshorja.

PESHQIT

Situatë e përgjithshme interesante me takime të rëndësishme. Një person që e kishit nënvlerësuar do të jetë në gjendje t’ju bëjë për vete. Diçka e paparashikueshme mund të ndodhë. Ajo që do të jetoni në orët e ardhshme do të jetë pozitive, përfshirë dashurinë. Mos u bëni shumë dyshues me ata që bëjnë gjithçka për të hyrë në jetën tuaj, mbase për t’ju kuptuar më mirë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button