Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian Paolo Fox për këtë të hënë, 25 nëntor 2019

DASHI

Këtë javë ditët më të mira do të jenë e mërkura dhe e enjtja. Jeni pak të tensionuar dhe po mbani mbi vete gjëra me peshë. Jepuni fund situatave të kota për ju. Deri në fund të muajit do të duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, por do të jetë e vështirë të qëndroni të qetë.

DEMI

Ekziston një farë tensioni, që do të mbetet të paktën deri të martën. Ndoshta do të ndjeni një lodhje të fortë. Sidoqoftë, nuk është një horoskop i vështirë, edhe sepse viti 2020 do të jetë i favorshëm. Të rinjtë do të marrin një rezultat të rëndësishëm si një diplomë. Dashuria: në këto 48 orë të para ka tension, mos qëndroni vonë jashtë.

BINJAKET

Qiell i rëndësishëme në këtë moment, dhe do të jetë edhe më shumë në muajin tjetër. Në fakt, Jupiteri do të ndalojë të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj. Projektet që ju kryeni mund të bëhen të rëndësishme. Deri të mërkurën do të duhet të luftoni për të arritur, madje edhe në dashuri.

GAFORRJA

Situata përmirësohet pak sepse Hëna është në gjendje të mirë. Nëse përjetoni situata që nuk funksionojnë, në fillim të dhjetorit ato do të duhet të sqarohen, si në dashuri, ashtu edhe në punë. Herë pas here duhet të zemërohesh për shtuar vlerën tënde. 48 orët e para me fat këtë javë me disa lajme të mira që priten.

LUANI

Do të ketë dy momente të rëndësishme, një në dhjetor e tjetri në janar. Eshtë e mundur që ju të mund të ndryshoni punën ose studimet tuaja. Luani kartat më të mira, ka më shumë vëmendje përreth jush. Nëse dilni dhe flisni hapur, do të vini re se jeni gjithmonë protagonistë. Ata që jetojnë në çifte më në fund mund të thonë po për një projekt të rëndësishëm.

VIRGJERESHA

Po mbërrini në një fazë me interes të madh sepse Jupiteri fillon një tranzit të mirë nga dhjetori. 48 orët e para të javës ka yje të mirë por bëni shumë kujdes në dashuri. Kohët e fundit ka pasur një hendek, më pak butësi. Nevojitet të sqaroheni.

PESHorjA

Ju keni tension të madh mbi vete. Në qiell ka shumë planetë kundër dhe astrologjia stimulon veprime dhe sqarime, ndonjëherë në mënyrë shumë polemike. Kjo është ajo që do të ndodhë në dashuri. Puna: ju viheni vazhdimisht në provë.

AKREPI

Java fillon me Hënën në shenjë. Realizoni projektet me kujdes duke pasur parasysh shpenzimet. Dashuria: Venusi është shumë aktiv, ata që kanë një partner mund të bëjnë projekte me stil.

SHIGJETARI

Hëna është në shenjën tuaj. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të nxehta. Eshtë një horoskop i fortë. Mund të bini në dashuri, por edhe të ndryshoni jetën tuaj, të merrni atë që keni kërkuar. Mundësi për të filluar një biznes të ri. Mund të jetoni një dashuri të madhe.

BRICJAPI

Duhet të jeni edhe pak të durueshëm por muaji më i rëndë i vitit është pothuajse i mbaruar tashmë. Që në dhjetor, me Jupiterin, Saturnin dhe Venusin në shenjë do të merrni përmirësime dhe kënaqësi. Në këtë vjeshtë do të jeni vërtet në majë të valës por tani për tani ju shoh shumë në një fazë të “punëve në vazhdim”. Dhe kjo vlen edhe për dashurinë.

UJORI

Ka pak acarim në atmosferë. Në këto 48 orë të para Hëna është pak nervoze dhe mund t’ju shkaktojë ankth. Ju duhet të bëni një investim në shtëpi së shpejti. Dashuria: rimëkëmbje nga e enjtja. Fundjava do të ketë sqarime.

PESHQIT

Java fillon mirë me Hënën në pamje të shkëlqyeshme. Shumë do të gjejnë dëshirën për të dashuruar përsëri. Keni kontraste me ata që janë pak të hutuar në dashuri, si Gaforrja, Bricjapi apo Peshorja. Por edhe në këto raste do të gjeni fjalët e duhura për të ecur përpara. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button