Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e diel, 2 SHKURT 2020

Dashi

Përpjekja për të qëndruar të qetë nuk është e kollajtë në këtë periudhë. Sidomos për ju që priren të jeni impulsivë dhe shpesh veproni, para se të mendoni. Sidomos në ditët e të mërkurës dhe të enjtes, janë shfaqur disa probleme, të cilat ju keni pasur vështirësi t’i menaxhoni. Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë. Në këto ditë janë hapur diskutime të reja lidhur me punën dhe menaxhimin e parave.

Demi

Bëhuni gati për një muaj me të vërtetë të shkëlqyeshëm. Eshtë një e Diel që ju fton të mendoni shumë, por mbi të gjitha të planifikoni. Sidoqoftë, do të duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve, të cilët do të jenë shumë më të komplikuar për t’u menaxhuar. Ju po kërkoni garanci, të cilat do t’i gjeni vetëm në veten tuaj. Gjatë muajve të ardhshëm, ju mund të bëni shumë më tepër, por shumë gjëra do të varen nga ju.

Binjakët

Ju po vendosni tani për të ardhmen tuaj, në punë dhe atë sentimentale. Por ditët e fundit jeni zhytur pak në kaos total. Ditët e së hënës dhe të martës, mund të kenë eleminuar disa siguri që keni fituar më parë. Duket se sa herë që shihni vijën e finishit që afrohet, objektivi lëviz më tutje. Kundërshtimi nga Marsi nuk ju ndihmon dhe mund t’ua vërë nervat në provë. E diela do të jetë një ditë rikuperimi.

Gaforrja

Në këtë moment, kaosi mbretëron brenda jush. Për shumë gjëra, ju jeni të pavendosur se çfarë duhet të bëni. Vazhdoni të mërziteni për gabimet tuaja dhe prireni të hiqni dorë nga zgjedhjet e rëndësishme, sepse nuk dini se cila është gjëja e duhur për të bërë. Këto janë ditë që ju ftojnë të tregoheni të kujdesshëm për shumë gjëra. Do të duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm, në marrëdhëniet tuaja me Dashin dhe Bricjapin.

Luani

Muaji shkurt, që sapo ka filluar, do të jetë i mbushur me zhvillime sidomos në lidhje me dashurinë. Që nga e shtuna keni pasur një rënie nga pikëpamja fizike, e cila do të vazhdojë edhe të dielën. Këshilla është që të hiqni dorë nga çdo situatë shumë e rrezikshme. Prania e Uranit disonant ju fton të ndryshoni jetën tuaj dhe të bëni zgjedhje personale, që mund të paraqesin një pikë kthese për ju. Rreth jush, shumë gjëra po ndryshojnë. Deri në muajin maj ju nuk do të jeni më në gjendje të hiqni dorë, nga ajo që është e pashmangshme.

Virgjëresha

Njerëzit e Virgjëreshës të zhgënjyer në dashuri, të cilët vitet e fundit kanë vendosur të qëndrojnë vetëm, duhet të kthehen e të besojnë në mundësinë e përmbushjes, edhe nga pikëpamja sentimentale. Pas datës 9 shkurt, gjithçka do të jetë më e thjeshtë. Por sot do të jetë më mirë të keni pakëz relaks, mbase duke iu përkushtuar një hobi që preferoni. Ata që janë ndarë, tani do të jenë të gatshëm të hapin dyert për dialogun.

Peshorja

Durimi juaj është në limite. Nëse dikush e ka tërhequr shumë litarin, tani është koha për ta këputur dhe për t’i bërë gjërat më të qarta. Edhe ata që kanë qenë më mirë dhe të aftë të pranojnë situata objektive të papranueshme, tani do të humbasin durimin. Në këtë moment ndiheni shumë nën presion dhe kjo vlen, edhe për marrëdhëniet romantike. Nëse ka diçka të gabuar, do të ishte më mirë të flisnit menjëherë.

Akrepi

Këtë të dielë do të duhet të përpiqeni të lini mënjanë tensionet dhe t’i lejoni vetes një relaks të shëndetshëm. Në marrëdhëniet me të tjerët ka diçka që nuk shkon, dhe mbase do të jeni ju që krijoni probleme. Kohët e fundit ju keni vuajtur nga pikëpamja fizike, mbase duke reflektuar këtë gjendje konfuzioni, që ka të bëjë me marrëdhëniet me të tjerët. Në këtë kohë, yjet ju këshillojnë të shmangni debatet, duke pritur për ngjarjet.

Shigjetari

Gjithmonë ka qenë thelbësore, që ju të keni një qëllim të rëndësishëm për të arritur. Tani ka ardhur koha për të hartuar diçka interesante, për të bërë një hap cilësor. Mërkuri dhe Dielli nga ana juaj ju ftojnë të përballeni me sfidat e jetës, me një vendosmëri dhe optimizëm më të madh. Dhe është pikërisht duke fituar ato sfida, që ju do të jeni në gjendje të kapërceni një problem ekonomik ose personal. Tani jeni shumë më të ngarkuar se ditët e mëparshme të javës, dhe emocionalisht të gatshëm të përballeni me një muaj që do t’ju shohë të merrni revanshin.

Bricjapi

Tani për tani është e lehtë për ju të merrni maksimumin, kjo edhe me përpjekje minimale. Ajo që nuk duhet të bëni, është të mbylleni në vetvete, ose të jeni tepër pasivë. Tani është koha për të luajtur në sulm pa rezerva, sepse që të dilni fitues janë shumë të larta. Gjithashtu, këtë të diel do të ketë ide dhe mundësi për takime, që mund t’ju japin kënaqësi të mëdha. Në këtë moment ju shkëlqeni nga intuita dhe vendosmëria. Përfitoni nga kjo periudhë shumë e frytshme.

Ujori

Rrethanat e pafavorshme që mbizotërojnë jetën tuaj janë duke marrë të gjitha energjitë tuaja. Në këtë periudhë, nuk është e lehtë për ju të qëndroni të qetë. Shumë njerëz kërkojnë shumë nga ju, dhe kjo krijon presion, që nuk jeni gjithmonë në gjendje ta mbani. Disavantazhi i Uranit ju fton të bëni ndryshime në jetën tuaj, por kini kujdes që asnjëherë të mos hidhni hapin më të gjatë se sa keni këmbën. Aspekti ekonomik duhet të merret gjithmonë në konsideratë në jetë, edhe nëse paratë nuk kanë qenë kurrë gjëja më e rëndësishme për ju.

Peshqit

Në këtë moment të jetës tuaj, duhet të jeni gjithnjë të sinqertë. Shpesh, edhe në dashuri, keni tendencën të thoni gënjeshtra të bardha, vetëm për të shmangur problemet e tjera. Kjo nuk është koha për ta bërë këtë. Kështu që gjithmonë duhet të jeni të sinqertë dhe të vendosur, pa frikë nga hakmarrja. Ajo që thoni tani do të përfaqësojë në mënyrë të përsosur, mënyrën tuaj të të menduarit, dhe për këtë arsye nuk do të keni nevojë të hezitoni. Yjet e shkurtit do t’ju sjellin suksese të mëdha, sidomos në marrëdhëniet me të tjerët. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button