Zodiak Ditor

Parashikimi i të martës tuaj. Horoskopi i sotëm, 23 prill 2019

Dashi

Për shkak të kundërshtimit të Venusit me Marsin, gjërat nuk kanë për t’iu ecur mirë sot dhe do ndiheni keq në disa momente. Nëse keni një lidhje do acaroheni edhe për gjëra të vogla me partnerin dhe do thoni fjalë shumë të gabuara. Mund t’i kujtoni partnerit edhe disa ndere që i keni bërë. Ju beqarët do e keni të vështirë ta gjeni princin e kaltër pa pasur një mbështetje dhe kjo do ju brengosë. Në fakt miqtë, të cilëve do ju telefononi kanë angazhimet e tyre. Në punë do bëni gabime pas gabimesh dhe nuk shpesh do ndiheni plotësisht të rrënuar. As në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha. Kënaquni me aq para sa do keni.

Demi

Sot do jeni më kritikë ndaj vetes sot dhe do mendoni se keni bërë shumë gabime deri më tani. Gjithsesi nëse keni një lidhje pasioni nuk do mungoje në disa momente. Mundet edhe të provokoni pak xhelozinë e partnerit për të pare nëse ai vazhdon t’iu dojë ende si dikur. Bëni vetëm kujdes mos e teproni. Për ju që jeni ende vetëm, dita do jetë e mbushur me takime. Disa do mendojnë menjëherë edhe për hapa serioze. Sipas Dritare.net, në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe. Dielli, i pozicionuar mirë tek qielli juaj do iu ndihmoje ta ruani ekuilibrin financiar.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do kërkoni të eksperimentoni dhe të provoni sa më shumë gjëra të reja. Nëse keni një lidhje do e dashuroni me më shumë pasion atë që keni në krah dhe do bëni çdo gjë që atij i pëlqen. E rëndësishme është që të dyja palët të ndiheni mirë. Ju beqarët nuk do ju interesojë shumë nëse do filloni apo jo lidhje serioze, por thjesht do doni të argëtoheni e të mos ndiheni asnjë çast vetëm. Në punë nuk do përqendroheni dot aspak tek ato që do ju kërkohen dhe nuk do mund të hidhni dot asnjë lloj hapi siç e kishit menduar. Në planin financiar nuk do mund ta riktheni dot disiplinën.

Gaforrja

Të qetë dhe të dashur do tregoheni gjatë gjithë ditës sot dhe kjo do ju mbajë larg konflikteve. Gjithsesi inate të vjetra do mbani. Nëse keni një lidhje do i kushtoni rëndësi shumë të madhe atij që keni në krah dhe nuk do e lini asnjë moment të mërzitet. Duke parë sjelljen tuaj partneri mund t’iu bëjë edhe një premtim të madh. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do keni mundësi shumë të mira për të filluar një lidhje serioze, por kjo gjë nuk do ju brengosë. Në punë do verifikoni me kujdes çdo gjë dhe do keni performanca të shkëlqyera. Edhe gjendja financiare ka për të qenë goxha e mirë.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në kërkim të ekuilibrit intelektual. Përgatituni edhe për të reja në jetën tuaj. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e mrekullueshme. Të dy me partnerin do bëni atë që është më e mira për lidhjen tuaj. Falë ndikimit të Venusit, specialistit të dashurisë, edhe ju beqarët do keni një ditë shumë harmonike dhe plot ngjyra. Nuk do mungojnë as momentet sensuale dhe romantike. Në punë do jeni më të bindur për atë që duhet të bëni dhe askush nuk do ua ndalë vrullin. Mesdita do jetë më e përshtatshmja për të nisur disa projekte të reja. Me financat do tregoheni më të matur dhe do eliminoni edhe çdo shpenzim të madh.

Virgjëresha     

Sado të mundoheni sot Dielli dhe Saturni do e keni të vështirë të shmangni përballjet e forta në disa momente. Për ju të dashuruarit, influenca e yjeve do bëjë që sot ta shihni partnerin me sy tjetër dhe do qëndroni më afër tij. Pasioni do të rindizet dhe do ndiheni më mirë. Ju beqarët kësaj here mund të keni një takim vendimtar. Gjithsesi këshilla e yjeve është të mos tregoheni të nxituar për asgjë. Me motivimin dhe energjinë që do iu japë Marsi në punë do arrini majat. Përgjegjësitë që do iu jepen do jenë të mëdha dhe me shumë peshë. Në planin financiar do jetë dite shumë e mirë për të realizuar operacione financiare. Përfitoni sa më shumë.

Peshorja

Sot do ndiheni shumë më mirë sepse do arrini të menaxhoni veten dhe emocionet. Do kujdeseni shumë që lidhja juaj me partnerin të jetë sa më harmonike dhe me ngjyra. Dialogu dhe bashkëpunimi me të do të përmirësohet. Ju beqarët do jeni më ëndërrimtarë se kurrë dhe do të prisni gjatë gjithë kohës princin e kaltër. Për disa prej jush ëndrra do të bëhet realitet. Sipas Dritare.net, në punë do ndikoheni nga Merkuri i cili do iu bëjë më këmbëngulës dhe të duruar. Do përballeni edhe me disa kolegë për diçka. Influenca e Saturnit tek financat do jetë një sfidë e vërtetë për ju. Tregohuni shumë të kujdesshëm.

Akrepi

Nëse dikush do ju kundërshtojë sot apo do ju kritikojë ju do mbylleni si një guaskë deti. Nëse keni një lidhje, për shkak të mungesës së sinqeritetit de ndershmërisë, marrëdhënia në çift do bëhet shumë problematike. Asnjëri nuk do ketë besim tek tjetri dhe nuk do mundeni të dashuroheni me zemër. Nëse jeni beqarë nuk do keni aspak dëshirë të joshni, por edhe vetëm do ndiheni të mërzitur. Në punë do e kaloni gjithë kohën duke zgjidhur problemet e mëparshme dhe do i lini pas dore detyrat e reja që do iu jepen. Me shpenzimet do e lëshoni goxha dorën dhe nuk gjendja sa do vijë e do dobësohet.

Shigjetari

Falë diellit sot do dini çfarë fushe të privilegjoni de do keni më shumë siguri në vetvete. Nëse keni një lidhje mundohuni të largoni rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të sjellë disa probleme. Përgatisni ndonjë darkë romantike që t’ia kaloni sa më mirë. Ju beqarët nuk duhet t’i merrni si tragjedi zhgënjimet dashurore. Pas shiut lind dielli kështu që bëhuni optimiste.  Në punë gjithçka do ju ecë sipas planeve që keni bërë dhe nuk do mërziteni asnjë çast. Në planin financiar duhet të bëni kujdes nga influenca negative e Plutonit. Ai do iu nxitë të shpenzoni shumë.

Bricjapi

Kënaqësi dhe mirëqenie. Dita e sotme ka për të qenë më të vërtetë e mrekullueshme. Ju të dashuruarit do ndiheni mirë pranë atij që doni dhe marrëdhënia do bëhet edhe më harmonike. Në mbrëmje do dashuroheni pa dorashka të dyja palët. Nëse jeni vetëm, do bëni çmos ta ndryshoni rutinën. Në kërkim e sipër do gjeni edhe dashurinë e madhe që vjen vetëm njëherë në jetë. Në jetën profesionale duhet të merreni më tepër me organizimin e punës. Financat do jenë të pastabilizuara dhe pavarësisht se do kujdeseni për to nuk do ia dilni t’i përmirësoni.

Ujori

Sot do jeni më karizmatikë dhe do e merrni me humor çdo situatë në çdo fushë. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft. Nuk do keni për çfarë të ankoheni sot sepse ai që dashuroni do ua plotësojë të gjitha qejfet. Nëse jeni beqarë do keni mundësi të përjetoni një dashuri të sinqertë dhe shume të bukur. Ëndrra juaj më në fund do të bëhet realitet. Jeta profesionale pritet të jetë shumë e favorshme. Nëse keni një problem të vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Buxheti nuk do jetë perfekt. Do keni tendencë të shpenzoni pa i hedhur sytë nga gjendja në të cilën ndodheni dhe kjo do i rrezikoje shumë financat.

Peshqit

Sot do e keni shumë të vështirë të bëni zgjedhje edhe pse në fakt disa gjëra i keni mësuar nga gabimet e mëparshme. Saturni më në fund do të pushoje së influencuari jetën sentimentale të ju të dashuruarve. Ambienti do fillojë të ngrohet dhe bashkëpunimi do të filloje ndërmjet jush. Nëse jeni një zemër e vetmuar, planetët do iu ndihmojnë sot. Aventurat do jenë të shumta, por disa do kenë edhe mundësi për lidhje serioze. Në jetën profesionale e dini mirë se çfarë doni dhe me pak mundim do e arrini qëllimin. Financat nuk do jenë të shkëlqyera. Bëjini me kujdes shpenzimet dhe mos merrni absolutisht borxhe. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button