Zodiak Ditor

Parashikimi për sot, 20 nëntor 2019, nga astologu italian Paolo Fox

DASHI

Mundohuni të keni më shumë besim tek vetja dhe tek partneri juaj: Venusi është në anën tuaj dhe dashuria mund t’ju japë kënaqësi të madhe. Eshtë koha për të rizbuluar pasionin, duke lënë pas polemikat dhe problemet e së kaluarës. Edhe në vendin e punës, gjërat fillojnë të përmirësohen, por ju duhet të punoni shumë për të qenë të suksesshëm.

DEMI

Pas një fillimi në rënie të kësaj jave, tani ka pak më shumë energji, por për të pasur yjet në krahun tuaj do të duhet të prisni të enjten. Tani jeni të shqetësuar për diçka, ka mendime në familje edhe për shpenzime të rëndësishme. Gjërat do të jenë shumë më mirë brenda javës tjetër.

BINJAKET

Gjëja më e mirë është të lini të kaluarën pas dhe të shikoni të ardhmen me besim: luani lojën tuaj tani, ju keni një shans shumë të mirë për të qenë fitues. Kjo është një periudhë rinovimi për ju, e cila përfshin gjithashtu njerëzit përreth jush: do të “pastroni” gjithçka që është e padobishme për ju.

GAFORRJA

Ditë në rënie, ku mund të keni disa paqartësi ose debate në punë. Kjo varet nga fakti se ndjeni një lodhje të madhe që nuk ju lejon të bëni gjithçka në kohë. Disa kriza të vogla mund të ndodhin edhe në çifte, mbase një debat në lidhje me paratë ose fëmijët.

LUANI

Periudhë e favorshme për dashuri: nëse nuk jeni ju që bëni hapin e parë, me siguri do të jetë dikush ose diçka që lëviz ujërat. Sa i përket punës, është një periudhë pritjeje: do të ketë zhbllokime në fund të këtij muaji.

VIRGJERESHA

Tani mund të jeni përsëri protagonistë, të riktheheni në rrugën e duhur dhe të rifitoni terrenin e humbur ditët e fundit. Kjo është e vërtetë si në dashuri ashtu edhe në punë: yjet janë të favorshëm për ju. Ata që punojnë edhe gjatë fundjavave mund të kenë një surprizë të këndshme.

PESHORJA

Saturni kundër ju detyron që të ndaleni dhe të përfitoni nga situata: Ka ardhur koha për të pastruar çdo gjë përreth jush, për të eleminuar gjërat, njerëzit ose kujtimet që nuk janë të mira sepse ato peshojnë mbi jetën tuaj. Ka ardhur koha për të ndryshuar diçka në jetën tuaj.

AKREPI

Ende ekzistojnë disa probleme që lidhen me paratë dhe punën, por kjo është një periudhë e rimëkëmbjes në krahasim me ditët e kaluara: përpiquni të jeni optimistë, sepse e ardhmja duket pozitive. Dashuria mirë, planifikoni një fundjavë pasioni.

SHIGJETARI

Ekziston një atmosferë ndryshimi: natyrisht, varet shumë nga mosha juaj. Ka nga ata që po mendojnë për një transferim, disa për të shijuar jetën, disa për të udhëtuar. Së shpejti Venusi në shenjë do të favorizojë takimet dhe dashuritë e reja, ose diçka që rikthehet nga e kaluara.

BRICJAPI

Priten të reja, madje edhe në vendin e punës, veçanërisht për ata që kanë biznesin e tyre. Prerjet e urave që keni bërë në të kaluarën e afërt mund të çojnë në zhvillime pozitive në të ardhmen e afërt. Megjithatë, disa probleme, në dashuri, veçanërisht nëse keni të bëni me shenjat e Dashit dhe Peshores.

UJORI

Ditë rimëkëmbjeje në krahasim me ato të mëparshme, edhe pse ka ende tensione, shpërqendrime nga ana juaj për shkak të shumë mendimeve dhe shumë gjërave që keni për të bërë. Mundohuni të mos lejoni që ky tension të ndihet edhe në dashuri, sepse mund të lindin debate të forta.

PESHQIT

Ditë nervoze dhe në rënie, në të cilën mund të debatoni me ata që ju rrethojnë. Mundohuni të shmangni diskutimet e panevojshme, veçanërisht në vendin e punës. Ndoshta ju ndiheni pak melankolikë dhe kjo ndikon në gjithçka që bëni. Ju duhet të rrethoheni nga njerëz më të gëzuar dhe pozitivë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button