Sport

Pengu i De Biazit

Screen Shot 2015-09-05 at 9.32.47 AM

Trajneri Xhani De Biazi nuk e fsheh që barazimi në Danimarkë e kënaq, por ka edhe një peng.

Duke folur për Supersportin nga Kopenhageni, trajneri i Shqipërisë: “E dinim që do të ishte një ndeshje e vuajtur, ata janë shumë të fortë fizikisht dhe në ajër. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, ndeshja që duhej të bënim, edhe pse vuajtëm në pjesën e dytë. Jam shumë i kënaqur, edhe pse u mundova deri në fund të bënim diçka për të balancuar lojën dhe futa lojtarë të shpejtë në kundërsulm. Në aksionin e fundit mund të bënim diçka më shumë dhe më vjen keq, sepse mund të fitonim”.

Tani na pret ndeshja me Portugalinë: “Portugalia është përmirësuar ndjeshëm me trajnerin Fernando Santos, ka lojtarë cilësorë dhe me shumë eksperiencë, është e kotë që të bëjmë krahasime. Është një pengesë shumë e vështirë, shpresojmë të bëjmë detyrën dhe gjithashtu që Danimarka të gabojë në Armeni”.

Përmirësime në skuadër? “Në pjesën e parë ishim superiorë dhe kishim epërsi në mesfushë, ndaj mund të bënim diçka më shumë në aspektin e zotërimit të topit dhe lojës. Megjithatë, kishim shumë tension dhe rezultati ishte prioritet”.

Lodhja mund të ndihet ndaj Portugalisë? “Jo, skuadra është mirë fizikisht, nuk jam aspak i shqetësuar në këtë drejtim”./sportal.al

Leave a Reply

Back to top button