Superkompjuterët më të mirë zënë dhoma të tëra, kushtojnë me miliona dhe janë mijëra herë më të shpejtë se kompjuterët tanë të shtëpisë. Në përgjithësi përdoren për probleme komplekse shkencore, që kërkojnë një sasi të madhe llogaritjesh: përdoren për shembull për parashikimin e kohës, krijimin e modeleve të trurit apo për të ndihmuar në parandalimin e pasojave të një reaksioni bërthamor. Disa përdoren për të verifikuar rezistencën e metodave kriptografike për sigurinë informatike.
Janë përdorur për shembull, edhe për formimin e një modeli të përhapjes së gripit të derrit, për parashikimin e ndryshimeve klimatike e madhe edhe për të kuptuar Big Bangun dhe fillimin e Universit. Por teknologjia ecën shpejt: një kompjuter i mirë shtëpie sot ka të njëjtën shpejtësi me një superkompjuter të dhjetë viteve më parë. /bota.al