Sport

Për Messin, Manchester City gati të thyejë rekordin

Manchester City është gati që të thyejë rekordin botëror të transfertave, dhe të paguajë klauzolën e blerjes së Lionel Messit nga Barcelona, ka raportuar Yahoo Sport në gjuhën franceze. Ndërkohë që Daily Record shkruan se zyrtarë të Manchester City dhe përfaqësues të Messit janë takuar javën e kaluar në një restorant në Barcelonë, për të diskutuar në lidhje me mundësinë e blerjes së sulmuesit 30-vjeçar argjentinas.

Takimi i tyre ka ardhur në një moment të rritjes së pakënaqësisë së Messit për gjendjen e skuadrës, pas largimit të Neymarit. Messi dhe Barcelona ranë dakord për një kontratë 4-vjeçare e cila ishte projektuar ta bënte atë futbollistin më të paguar në historinë e futbollit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button