Shendeti

Për mirë a për keq, hormonet e kanë nën kontroll jetën tuaj. Ja se si e bëjnë

Screen Shot 2016-04-20 at 10.49.46

  • Në SHBA, diabeti është çrregullimi më i zakonshëm i endokrinës. Ai prek 8% të popullsisë.
  • Ushqimi i gjirit lëshon oksitocinë, që ndihmon për reduktimin e hemorragjisë së mitrës dhe ndihmon mitrën të rikthehet në përmasat e para shtatzanisë.
  • Në Greqinë e lashtë, Hipokrati i testonte pacientët e tij për diabet, duke shijuar urinën e tyre (diabetikët kanë urinë “të ëmbël”).
  • Alkooli dëmton prodhimin nga organizmi të hormonit antidiuretik, i cili u thotë veshkave të mbajnë ujë. Prandaj përfundoni duke urinuar më shumë, si dhe duke u dehidratuar kur pini alkool.
  • Tetë gjendrat e sekrecionit të hormoneve që keni, nuk janë të vetmet në trupin tuaj që lëshojnë hormone. Placenta e një gruaje, për shembull, lëshon estrogjen dhe progesteron. Dhe stomaku juaj lëshon ghrelinën (që shkakton urinë).
  • Në vitet 1800, shkencëtarët kuptuan që organet duhet të kenë një lloj sistemi të komunikimit kimik. Termi “hormon” nuk u përdor, megjithatë, para viteve 1900.
  • Ne i kujtojmë shumë mirë momentet e frikshme apo traumatke, për arsye se amigdala jonë lëshon adrenalinën, kortizolin dhe rrit përkohësisht funksionet tona të kujtesës.
  • Studiuesit thonë se 1 javë kamping pa pajisje elektronike, rikalibron orën tonë biologjike dhe sinkronizon hormonin tonë të melatoninës (përgjegjës për të na ndihmuar të flejmë) me lindjen e diellit / perëndimin e diellit.
  • Eshtë vërtetuar se përkëdhelja lëshon oksitocinë, një hormon që redukton enjtjen dhe në fakt ndihmon për shërimin e plagëve fizike.
  • Gjatë Luftës së Dytë, Aleatët menduan të injektojnë estrogjen në ushqimin e Hitlerit për ta bërë atë më pak agresiv, si dhe për t’i shkaktuar rënie të mustaqeve.
  • Studiuesit në Institutin Veizmann në Izrael zbuluan se aroma e lotëve të grave reduktonte nivelet e testosteronit tek burrat.
  • Kur bini në dashuri, truri juaj lëshon të njëjtët hormone që do të lëshoheshin nëse do të ishit i bërë me drogë (dopaminë, norepinefrinë, serotoninë).
  • Trupi mund të shndërrojë testosteronin në estrogjen (aromatizim i trurit), por nuk mund të bëjë të anasjelltën.
  • Stimulimi i tepruar dhe bollëku i shoqërisë moderne shpesh herë shpie në depresion, ankth, si dhe probleme me shëndetin, sepse dëmtohet sistemi ynë hormonal (dopamine, insulinë etj).
  • Studiuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut zbuluan se nëse rrijmë përqafuar për 20 sekonda, lëshojmë oksitocinë dhe reduktojmë riskun e sëmundjeve të zemrës.
  • Vitamina D është e vetmja vitaminë, që është gjithashtu edhe hormon. Mangësia e saj mund të shkaktojë një sërë problemesh, duke përfshirë skizofreni dhe depresion.
  • Kur Joan Murrayt nuk iu hap parashuta, ajo u përplas në një kodërz milingonash me shpejtësi 130 km/orë. Doktorët besojnë se zemra e saj u mbajt gjallë për shkak të vërshimit të adrenalinës, që i shkaktohej nga fakti që pickohej kaq shumë herë. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button