Thenie

 “Për ty, edhe 1000 herë të tjera”. Thënie nga Khaled Hosseini që do t’ju mbeten përherë në mendje

“Një shoqëri nuk ka asnjë mundësi suksesi, nëse femrat e saj nuk edukohen…”

“Është shumë më mirë të lëndohesh nga e vërteta, se sa të kënaqesh me një gënjeshtër”.

“Mund të duket e padrejtë, por ajo çfarë ndodh në disa ditë, ndonjëherë vetëm në një ditë, mund të ndryshojë rrugën e gjithë jetës”.

“Ka vetëm një mëkat dhe është vjedhja. Kur vret një burrë, ti i vjedh të drejtën një gruaje për të pasur një burrë dhe fëmijëve të tij të drejtën për të pasur një baba. Kur thua një gënjeshtër, ti i vjedh dikujt të drejtën për të ditur të vërtetën. Kur tradhëton, i vjedh të drejtën dikujt për sinqeritet”.

“Martesa mund të presë. Edukimi jo”.

“Për ty, edhe 1000 herë të tjera”.

“Gjithmonë të lëndon të kesh diçka dhe ta humbasësh, sesa të mos e kesh fare”.

“Përpara çdo vështirësie dhe problemi që na vë në përballje, Zoti e ka një arsye”.

“Ata thonë se duhet të gjesh një arsye dhe të jetosh për të. Por ndonjëherë, vetëm pasi ke jetuar, e kupton arsyen e jetës dhe me shumë mundësi, është diçka që nuk të kishte kaluar ndonjëherë në mendje”.

“Mësoje këtë tani dhe mësoje mirë. Gishti ndëshkues i një mashkulli do të drejtohet gjithmonë drejt një femre. Gjithmonë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button